Gjirokastër/ “Benz-i” del nga rruga dhe përfundon në pedonale, plagoset shoferi

0
84

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes Gërhot.

Një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në pedonale. Nga përplasja, janë prishur barrierat mbrojtëse dhe shtyllat elektrike. Fatmirësisht në trotuar nuk ka pasur këmbësorë ndërsa u plagos lehtë shoferi.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ndërsa, policia nuk ka qenë në patrullim.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.