• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, PD: 190 mln euro tendera për sigurinë i ka marrë baxhanaku i Ramës

13:49 | 13/09/2022
në Uncategorized
0

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo u shpreh se Edi Rama ka shkatërruar sistemin digjital të të dhënave të shqiptarëve. Ajo thotë se kjo ka ndodhur për dy arsye, e para për shkak të qëllimeve elektorale dhe e dyta për shkak të korrupsionit në AKSHI.

Sipas saj, serverat u transferuan jashtë vendit me tendera te dyshimta, qe siç thotë ajo prapa tyre qendroreje disa persona, mes tyre edhe baxhanaku i kryeministrit Rama. Për sigurinë e këtyre sistemeve digjitale tha Garo janë shpenzuar 190 milionë euro, por sulmi qe u be tregoi se ka pasur korrupsion dhe vjedhje te madhe.

Lexo edhe

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja e PD, Floriana Garo:

“Këto ditë, hakera të regjimit të ajatollahëve iranianë kanë ndërmarrë një agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës digjitale  të vendit, duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos të madh në shërbimet dhe levizjen e qytetarëve. Me këto sulme, Irani ka dhunuar, si shtet zuzar, ligje dhe konventa ndërkombëtare. PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falenderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA, NATO dhe BE. PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë.
Duke analizuar këto sulme, të cilat asgjësuan sikur të ishte prej letre, infrastrukturën digjitale  të vendit, PD shton se asgjësimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët në dy faktorë të tjerë madhorë: Së pari, hakerimin e sistemit për qëllime elektorale nga vetë qeveria, duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve, të depozituara në e-Albania, në shkelje të kushtetutes dhe ligjeve të vendit. Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprinë hakerimin dhe de facto asgjësimin e ‘shtetit’ dixhital të Edi Ramës.
Për të gjitha këto krime digjitale  qeveritare deri më sot, nga prokuroria e partisë nuk ka asnjë person apo grup personash të penalizuar. Qeveria qëndron mbi ligjet. Së dyti, korrupsioni i tmerrshëm qeveritar, në këtë rast i AKSHI-t. Partia Demokratike deklaron se, një nga arritjet madhore të qeverisjes së viteve 2005-2013, ishte ndërtimi i një infrastrukture digjitale , rritja vertikale e përdorimit të internetit nga 4.9% në vitin 2005 në 63% në vitin 2013, ndërtimi i resë së parë qeveritare në rajon, shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit, dixhitalizimi i plotë i Kadastrës së Tiranës dhe disa rretheve të vendit, dixhitalizimi i Gjendjes Civile, letërnjoftimet dhe pasaportat digjitale , firma digjitale  dhe inagurimi i e- government dhe e-Albania. Të gjitha këto u arritën me angazhimin e kompanive më të mira shqiptare dhe të huaja. Pas ndërtimit të kësaj infrastrukture, objektivat më madhore mbeteshin sigurimi i plotë i sistemit dhe pasurimi i arkivës së saj. Për sigurimin e sistemit, me rekomandimin e autoriteteve amerikane, direkt në vartësi të Këshillit të Ministrave, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit, e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA.
Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit.
Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital. Se dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit. Së treti, AKSHI shpenzoi me Gjelishtët e Bolinos, Beqon e Partisë, prapa të cilit rëndom qëndron Armando, baxhanaku i Ramës. 190 milion euro për sigurinë e sistemeve të cilët ndërtuan një mur të jashtëm prej kashte, dhe vodhën shumën dërrmuese të fondeve të alokuara për mbrojtjen e sistemeve. Përpjekja për të fajësuar firmën amerikane që ka marrë përsipër mbrojtjen e sistemit, është thjesht përpjekje për të fshehur vjedhjen e madhe dhe korrupsionin me 190 milion euro tendera sekretë, apo të paracaktuara të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Partia Demokratike dënon me forcë këto akte të rënda korruptive qeveritare dhe garanton se përgjegjësit e tyre do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë ligjore që u takon.

 

Etiketa: baxhanakuedi ramakibernetikPDShqiperiasiguriasulmitendera

Të Lidhura

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

nga 27
23:25 | 28/01/2023
0

Vijon debati mes Valbonës dhe Armaldos edhe në ‘Prime’. Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam...

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

nga 27
23:21 | 28/01/2023
0

Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte kutinë e ‘Pandorës’. Në kutinë e Pandorës, Vëllai i Madh...

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

nga 27
23:17 | 28/01/2023
0

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi. Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye...

Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

nga 27
23:13 | 28/01/2023
0

The Dan Bongino Show, një nga programet më të ndjekura në SHBA ka komentuar dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles...

Para
Detaje nga atentati me snajper në Durrës, ja arsyeja se pse u qëllua ndaj “Kilit”

Detaje nga atentati me snajper në Durrës, ja arsyeja se pse u qëllua ndaj “Kilit”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com