Sulmi i Ramës ndaj BE, Soreca: I habitur nga kritikat e kryeministrit për vaksinën

Duhet të lëçisni

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Ambasadori BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se beson që negocitatat me Shqipërinë do të hapen gjatë presidencës protugeze në 6 muajt e parë të këtij viti. Në lidhje me tonet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj B.E.-së për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit në proçesin e vaksinimit, zoti Soreca tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i kryeministrit. Ambasadori i BE-së flet edhe për projekt-ligjin e debatueshëm “antishpifje” për median on-line, për të cilin ai beson se qeveria nuk do të përpiqet ta miratojë përsëri në parlament.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, faleminderit për këtë intervistë! Shqipëria po bën një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit. Çfarë mendoni ju se e bën kaq të mundimshme atë?

Ambasador Soreca: Së pari, faleminderit që më ftuat dhe Gëzuar Vitin e Ri, juve dhe gjithë shqiptarëve! Mendoj se viti 2021 është një vit i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Viti 2020 u mbyll me një lajm të rëndësishëm, që ishte plotësimi i tre vendeve në Gjykatën Kushtetuese, çka e bëri atë funksionale pas më shumë se dy vjetësh. Kjo e sjell vërtet më pranë Shqipërinë me atë çka i kërkuan të bënte Shtetet Anëtare dhe Këshilli.

Është një rrugë që kërkon kohë. Kërkon kohë sepse standardet e BE-së janë shumë të larta dhe Shqipëria po bën atë që është e nevojshme për të arritur çastin për nisjen e negociatave. Të mos harrojmë se marsin e kaluar Këshilli kishte vendosur ndërkaq t’i hapte negociatat. Po të shikoni se ku është Shqipëria tani – duke hamendësuar se këtë vit do të ndodhë çelja konkrete e negociatave, siç edhe jam i sigurt – Shqipëria pra mund të arrijë një nisje të shpejtë edhe falë punës së bërë, për shembull, me reformën në drejtësi që mbulon pjesën më të rëndësishme të hapave të parë të këtyre negociatave. Pra, e di që ka njëfarë zhgënjimi, por tani jemi vërtet shumë pranë dhe mendoj se gjatë presidencës aktuale portugeze ka vërtet shumë shpresë se do të thirret Konferenca e parë Ndërqeveritare nga Këshilli.

Zëri i Amerikës: Por Portugalia që mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, në prioritetet e saj duket se e ka lënë në hije Ballkanin.

Ambasador Soreca: Kam dëgjuar fjalë shumë të qarta nga ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, i cili do të drejtojë mbledhjet e Këshillit, ku do të merret vendimi.Ai e ka konfirmuar angazhimin e plotë të presidencës portugeze për të ecur përpara drejt nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Ndryshon ligji në Gjermani: Postierët mund të hapin paketat në rast u duken të dyshimta

Gjermania ndryshon ligjin për Shërbimin Postar dhe detyron postierët që t’i dorëzojnë në polici paketat që u duken të dyshimta. Organeve të policisë dhe të...