Studimi i ekspertëve të Vjenës: Rreth 500 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve 2010-2019 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Rreth 500 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve 2010-2019

09:15 | 30/04/2021
në Kryesore
0

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende. 56% e lejeve janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye të tjera, ose studimi.

Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën (shih grafikun bashkëngjitur).

Read more

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.

Një faktor tjetër janë rrjetet e diasporës, të cilat ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.

Skemat lehtësuese që vendet perëndimore si Gjermania kanë krijuar për thithjen e krahut të punës janë një faktor tjetër.

Në Malin e Zi emigracioni i dekadës së fundit është tipar i popullsisë së re në moshë. Për të rinjtë e Malit të Zi janë lëshuar rreth 20 mijë leje pune gjatë periudhës 2010-2019, shprehen ekspertët e Vjenës. Shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale, për punë në ndërtim, turizëm dhe tregti.

Në Serbi, profili i emigracionit tregon për largim të personave mbi të 30-at, kryesisht për qëllime punësimi.

Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ka emigrim te të gjitha moshave, por është shumë më i theksuar në mesin e grupeve më të reja. Shqipëria përjeton emigracion neto për të gjitha grupmoshat.

Edhe në Bosnjë, emigracioni ka përfshirë të gjithë grupmoshat e popullsisë, por është më i dukshëm tek të rinjtë.

Papunësia e lartë e të rinjve, ribashkimet me familjet dhe arsimi shpjegojnë arsyet për emigrimin në masë të të rinjve.

Shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat.

Llogaritjet tregojnë se në Bosnjë, Serbi, Shqipëri, Kosovë, të rinjtë kishin gjasa të ishin të papunë dy-tre herë më shumë se moshat më të vjetra.

/Monitor

Etiketa: Eurostat për vendet e BE-sëInstituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i VjenësKosovaMaqedoniaShqiperiaStudimi i ekspertëve të Vjenës

Të Lidhura

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

Para
Kurti pas fitores: Dialogun me Serbinë nuk e kemi prioritet

Kurti: “Non-papers” mund ta kenë prejardhjen në Beograd dhe Moskë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com