Dikur një legjendë, por tashmë i spërkatur me gjak. Në fakt ka mundësi që Kristo Stoiçkov të ketë plotësuar kështu imazhin e tij. Fituesi i Topit të Artë në vitin 1994 ka publikuar foto me xhirafa, zebra dhe antilopa të vrara prej tij gjatë gjuetisë në Afrikën e Jugut, gjë që ka nxitur reagimin e ashpër të ambjentalistëve. Golshënuesi më i mirë i Botërorit 1994, kur edhe e dërgoi Kombëtaren e tij deri në fazën gjysmëfinale, Stoiçkov në karierën e tij ka fituar pothuajse gjithçka, duke filluar nga Kupa e Kampioneve, Kupa e Kupave, katër tituj kampion në Spanjë, të gjitha me fanelën e Barcelonës.
“E admiroj si sportist dhe si legjendë, por kjo që ka bërë në Afrikë është e trishtueshme dhe barbare”, ka thënë ambjentalistja bullgare Stela Reiçeva, ndërkohë që të shumta kanë qenë reagimet edhe në rrjetet sociale.