Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Stefan Nemani ishte katolik

Nga 27.al 0

Nga Fahri Xharra

Deri  me 1884, kur Serbisë iu dha një autonomi e zgjeruar, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, një historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë, e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga serbët, helenët dhe arbanasit (shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhej trashëgimtar i Perandorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”.

Ndarja e Kishave 1054

Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “Nemanasit (nemanjiqët sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

Po a kishte serbë atëherë?

Kur u paraqiten serbët sikomb”?

Nuk duhet ngatërruar prania sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbarë që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX.

Pra, në Kosovë, sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë, ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe despotë.

Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). Ato që historiografia serbe i thotë rreth “Car” Dushanit, apo “Kral” Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë arbërorë, që ishin në përbërje të Bizantit dhe asgjë më shumë.

Dukla ishte një vend katolik

Ndarja e  Kishave bëri që sunduesit dhe pronarët e mëdhenj nuk e moren fenë, sepse e donin, por vetëm të mos humbnin privilegjet e tyre, sepse duhej përshtatur klimës së re të Mbretërive të Krishtera. Të jesh me Romën apo Konstantinopojën, pak e rëndësishme duhej respektuar ndarja.
Në këtë ndarje humbësit më të mëdhenj ishin shqiptarët. Shikoni hartën e ndarjes se Kishave.
Ishte një mund madh, sepse shkizma ishte tragjedi, pasi popët ortodoksë duhej që përsëri të kryqëzonin të kryqëzuarit e më hershëm të një kishe tjetër. Njashtu edhe Car Dushani nga katolik, kaloi në ortodoks. (Upravo se to dvostruko krštavanje nekoliko decenija posle ovog događaja zbilo i Stefanu Nemanji, koji je rođen u Ribnici blizu Podgorice, koja je bila pod ingerencijom Rima, zbog čega je prvi put kršen po rimskom obredu ). Rikryqëzimi  ishte me pasoja për ne.

Ishte një gjë absolute që serbët kurrë nuk kanë qenë katolikë.

“Serbia” e atyre viteve ishte vetëm një despotat ortodoks që i shtrinte kufinjtë e saj me dhunë e hekur.

E ashtuquajtura “Serbia” e Car Dushanit

Nëse e shihni hartën serbe të mbretërisë “serbe “ të Car Dushanit, do të vëreni vetëm toka shqiptare.

Sipas nje teorie greke dhe të shënimeve në Hillendar, ajo është me origjinë shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanët njëherë ishin katolikë, pastaj ortodoksë, pas ndarjes së kishave dhe të shkizmës më 1054. Më vonë, me ardhjen e turqve (osmanëve) janë islamizuar.

Po e vazhdoj me letrën e një  popi “ serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvetësuar nga serbët. (shkruan Skënder Rizaj): “Fisi Nimani është shkruar si “ Nemani “ (greq.), kurse Stefan Nemanea si “Stefan Nemane” (greq.), gjithashtu edhe në Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemani.

Prandaj, në shqiptimin e më vonshëm të shqipes e ka marrë leximin itacistik Nimani, e më herët është lexuar Nemane. Me sllovenizimin e të lexuarit të fjalës Nemane, në mesjetën e vonshme është përvetësuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes: Nemanaj).

Nga fisi Nimani kanë mbetur trashëgimtarët e Nimanasve të tanishëm, nga të cilët ka në rrethinën e Prizrenit dhe në vetë Prizren…

Vula e Stefan Nemanit

Kjo është përsa i përket etimologjisë Nemanjiqi, ç – iqi”.
Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në Kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe.

Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia, kur u pranua si shtet më 1831 (Jusuf Buxhovi).

Dardania, si pjesë e Ilirikut, do të kthehet në faktor kryesor të Bizantit, ku edhe kanë rrënjën tri identitetet me të cilat duhet të lidhet qenia shtetërore shqiptare: identiteti administrativ (i shpallur nga Diokleciani), identiteti kishtar (i shpallur nga Konstandini i Madh) dhe identiteti politik dhe juridik (i shpallur nga Justiniani).

“Nimanajt kanë sunduar sipas të drejtës kanunore deri më 1354, kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet, i cili është përplot me të drejta të vjetra kanunore shqiptare .

Kanuni ka pretenduar të zhdukë të drejtën e vjetër kanunore të Shqipëtarëve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregullojë sipas shembullit bizantin, por më 1389 u përmbys shteti i Nemanajve, kurse populi iu ka kthyer zakoneve, të cilët janë ruajtur sot e kësaj dite te serbët (skizmatikët shqiptarë) dhe shqiptarët në Kosovë, më saktë në Metohi (Dukagjin).

Kjo është dëshmia e dytë, e cila vërteton se Nemanjiqët ishin me preardhje shqiptare”.

“Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan i madh, por është quajtur Dorëzon – dëshmitar i madh”.

Kurse më vonë në ndikimin e grekëve dhe sllavëve e ka marrë emërtimin thirrjen e zhupanit të madh.

Si dorëzon i madh shprehje shqipe – sundimtar; sinonim i shprehjes “sundia”, e cila përdorej në mesjetë ka pasur kalorësi dhe njerëz të vetë,  të cilët ishin kalorësit e bujarët e tij, e nëpërmjet të të cilëve ka sunduar.

Kjo është dëshmia e katërt për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimani në serbin mesjetare.

Unë të gjitha këto i di, sepse e zotëroj mirë gjuhën e vjetër greke dhe e di edhe gjuhën shqipe duhet të jetë shqiptar shkizmatik – shka dhe zakonet shqiptare.

Për këtë arsye ju njoftoj që këtë element dhe fakt ta keni parasysh në punën tuaj të ardhme, nëse këto gjer më tani nuk i keni të njohura.

Ndërsa dëshmitë origjinale për pikën 1 mund t’i gjeni në Hilendar, kurse të tjerat mund t’i gjeni në Metohi (Dukagjin), sidomos në punimet e dr. Milutin Gjuriqiqit.

“Kjo është letra anonime e një popi ortodoks, i cili thotë: “Na falni që nuk mund të nëshkruhem nën këtë informatë, sepse, si serb (shqiptar – skizmatik ) frikësohem.” (20. IX. 1985).

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej