• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Statuti / Edi Rama i përjetshëm në krye të PS-së

21:21 | 23/03/2016
në Uncategorized
0

Koço Kokëdhima kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i PS-së?!

A mund të zgjidhet Koço Kokëdhima Sekretar i Përgjithshëm i PS?! Statuti i ri i Partisë Socialiste është hartuar në atë mënyrë sikur është bërë posaçërisht për “Super-deputetin” e Jugut të vendit. Ndryshimet e minutës së fundit në statutin e PS-së, për kriteret e kandidatëve për sekretarë të Përgjithshëm në PS, të çojnë pikërisht tek identikiti i Koço Kokëdhimës ose ndonjë tjetri të ngjashëm me të në PS.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

koco-kokedhima-640x427Statuti i miratuar nga Asambleja Kombëtare e PS-së ishte një version, ndërsa ai që miratoi Kongresi ishte një tjetër. Rama e ndryshoi statutin në minutën e fundit dhe pa dijeninë e kryetarit të grupit të punës për ndryshimet statutore, Fatmir Xhafaj.

Kur Xhafaj dhe të tjerë, pjestarë të grupit të organizimit panë statutin e ri të miratuar nga Kongresi, u çuditën. Në të vërtetë, Xhafaj reagoi ashpër, por jo para mediave, sepse ky statut në tërësi ia ka mbyllur gojën përfundimisht Xhafës dhe të tjerëve në këtë parti. Nuk guxojnë për asnjë arsye të flasin kundër kryetarit.

Edi Rama e ka rregulluar në atë mënyrë statutin që t’i garantojë qëndrimin në krye të PS-së për aq kohë sa dëshiron. Është fjala për kompetencat e kryetarit të Partisë dhe parashikimin për dorëheqjen e tij, si dhe për nenin për sekretarin e përgjithshëm.

Në statutin e mëparshëm përcaktohej

kryetari si u be“Mandati i kryetarit ndërpritet para kohe kur: a) Jep dorëheqjen; b) partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme dhe c) humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë”, thuhej në projekt-statutin e miratuar nga Asambleja Kombëtare.

Por, Kongresi i 19 marsit ka miratuar një tjetër version të kësaj pike të statutit.

“Mandati i kryetarit është katër vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. Jep dorëheqjen; b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme; c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3­ së anëtarëve të Partisë Socialiste”.

Ky është neni që i garanton Ramës qëndrimin në mandate për aq kohë sa ai dëshiron.

statuti 4Është fakt që në të gjitha zgjedhjet, prej vitit 1997 e këtej, Partia Socialiste, është renditur si partia më e votuar. Për shkak të kodit elektoral, jo gjithmonë numri i votave të marra nga një parti përkthehet në deputetë ose më mirë pushtet.

Edhe në vitin 2005, kur PS-ja i humbi zgjedhjet, në fund të procesit ajo ishte partia me numrin më të madh të votave, përkatësisht me rreth 20 mijë vota më shumë se sa PD-ja.  Por, Fatos Nano dha dorëheqje, pasi PS i humbi zgjedhjet.

Referuar rezultateve të KQZ-së, në vitin 2005 PS-ja mori 121,412, ndërsa PD-ja mori 104.796 por PS-ja i humbi zgjedhjet sepse PD mori më shumë mandate për shkak të sistemit zgjedhor.

Në vitin 2009, PS-ja mori 620,586 vota ndërsa PD-ja mori 610463 vota, por PS i humbi sërish zgjedhjet për shkak të sistemit zgjedhor.

Në vitin 2013 PS-ja mori 713,407 vota, ndërsa PD-ja mori 528 373 vota.

PS-ja i fitoi zgjedhjet, edhe pse pati të njëjtin numër mandatesh deputetësh me ato të vitit 2009.

Partia e Ramës fitoi në koalcion me LSI-në. Ajo që vihet re nga zgjedhjet e gjithë këtyre viteve, elektorati i PS-së është stabël dhe nuk ka rënie në proporcional.

rama-ne-ps (1)Të njëjtat rezultate janë edhe në zgjedhjet vendore.

Pra, PS-ja ka vazhduar të ketë numrin më të madh të votave në elektorat. Kjo i garanton Ramës përjetësi në krye të selisë rozë, sepse edhe prirjet elektorale në Shqipëri duket se ka pak gjasa të ndryshojnë.

Kjo pikë e statutit e varros përfundimisht demokracinë në PS. I jep Edi Ramës pushtetin absolut në krye të partisë dhe lirinë për të përjashtuar këdo që i del përpara. Të gjithë njerëzit në PS, duke nisur nga Gramoz Ruçi e deri në fund të listës janë thjesht “skllevër” të kryetarit, pa asnjë pushtet në duart e tyre. Forumet janë inekzistente përpallë peshës që merr kryetari sipas statutit të ri të Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm

sekretar i pergjDrafti i parë, i cili mori miratimin e  Asamblesë Kombëtare,  sanksiononte rikthimin e postit të Sekretarit të Përgjithshëm, të cilin PS­ e hoqi si strukturë në Kongresin e 5 viteve më parë, nëntor 201. Sipas statutit të pandryshuar, Sekretari i Përgjithshëm merr kompetenca të forta referuar edhe faktit se kur partia është në pushtet kryetari i partisë është dhe Kryeministër, dhe nuk i mbetet shumë kohë që të angazhohet me punët e partisë. Shumë prej kompetencave i kalonin Sekretarit të Përgjithshëm.

Referuar kompetencave të rritura për sekretarin e  përgjithshëm, në draftin e parë të miratuar nga grupi Xhafa, ai zgjidhej nga Kongresi, dhe po sipas këtij statuti, sekretari i përgjithshëm drejtonte dhe sekretariatin ekzekutiv të partisë që zgjidhet nga Asambleja. Sekretari i Përgjithshëm do të kishte fuqinë drejtuese të kryetarit në të gjitha rastet që ai do të mungonte.

Por, duket se një figurë kaq e fortë në parti nuk u pëlqye dhe një pjesë e koordinatorëve të PS­-së u përpoqën që t’ia ulnin kompetencat dhe pushtetin Sekretarit të Përgjithshëm në PS.

sekreati si ishteDitën e kongresit më 19 mars, u vendos papritur që Sekretari i Përgjithshëm të zgjidhej nga Asambleja Kombëtare, njëlloj si sekretarët e tjerë. Bashkë me këtë pikë të statutit ndryshoi edhe ajo e kritereve për kandidatin për sekretar të përgjithshëm.

Drafti i Asamblesë

“Kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të partisë duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të Asamblesë Kombëtare ose të jenë mbi 10 vjet anëtarë të partisë. Prezantimi i kandidaturës së Sekretarit të Përgjithshëm duhet të ketë mbështetjen e 5 % të delegatëve të Kongresit. Asnjë prej kandidatëve nuk duhet të ketë mbështetjen e më shumë se 10 % të delegatëve”, thuhej në draftin e parë që iu paraqit Asamblesë Kombëtare.

Ndërsa në draftin e dytë, hiqet kriteri i vjetërsisë në parti, pra kandidati për Sekretar të Përgjithshëm nuk është domosdoshmëri të ketë qënë dhjetë vjet anëtar i PS-së apo të ketë qënë një mandat anëtar i Asamblesë Kombëtare.

Ky kriter i afrohet më së shumti Koço Kokëdhimës sepse nëse do vazhdon të jetë në me

ndjen e Ramës kandidatura e Ruçit, nuk ishin të nevojshme ndryshimet në statut në këtë pikë. Edhe në rast se do të jetë Taulant Balla, i zgjedhuri i Ramës, sërish nuk i duheshin këto ndryshime, pasi Balla i ka dhjetë vite në PS dhe më shumë se sa një mandat në Asamblenë Kombëtare. Nuk është çudi që sekretar i Përgjithshëm i PS-së të zgjidhet Koço Kokëdhima.

PUNIMET E KONGRESIT TE PS - Kryeministri Edi Rama, gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare. /r/n/r/nCONGRESS OF SOCIALIST PARTY - Prime Minister Edi Rama, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

 

Etiketa: edi ramaFatmnir XhafaGramoz Rucistatuti i PS

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Atdhetarë si Luli dhe Strazja. Takime me lobin grek në SHBA

Çfarë i kërkoi lobi grek Bashës dhe flirti me një deputete helene

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com