Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në Vlorë dhe gjatë vizitës së tij aty inspektoi edhe infrastrukturën sportive.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kryeministri premtoi ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës mbi atë ekzistues brenda 4 viteve të ardhshme.
“Ne do të punojmë intensivisht për këtë dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e Bashkisë, po ashtu dhe zv.ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive”, deklaroi Rama.