Sot jam solidar me Armand Shkullakun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot jam solidar me Armand Shkullakun

11:56 | 12/01/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Frangaj largoi sot nga drejtimi i ABC news Armand Shkullakun, një nga gazetarët më të vjetër shqiptarë dhe një nga dy-tre garantët e krijimit të perandorisë së tij mediatike. Shkullaku është i vetmi koleg, me të cilin jam kacafytur publikisht të paktën dy herë, por kjo sot nuk ka pikë vlere. Sot, është një ditë e trishtë për median shqiptare. Besoj të njëjtën ndjesi kanë të gjithë ata kolegë që 20 e ca vjet më parë nisën aventurën e ngritjes së medias shqiptare, në kohën që thuajse gjithë gazetarët e periudhës së komunizmit morën vendimin më të ndershëm të jetës së tyre për të hequr dorë nga ky profesion.

Konflikti im i parë me Shkullakun ka ndodhur në vjeshtën e vitit 1996. Pas zgjedhjeve të vjedhura të 26 majit opozita shqiptare ishte shpartalluar me keq se PD e sotme. E vetmja hapësirë që nuk kontrollonte Berisha ishte gazeta “Koha Jonë”  dhe 100 metra katrorë të kioskës së Fidelit, ku mblidhej çdo ditë një turmë e vogël, laragane dhe kaotike. Berisha kishte arritur të fuste përçarjen kudo, në çdo parti, sindikatë dhe gazetë. Ishte më keq se Putini i sotëm. Sfida jetike e tij ishte vetëm “Koha jonë”. Dhe aty arriti të krijojë diversion. Në vizitën që zhvilloi në Kinë pëfshiu në delegacion kryeredaktorin e gazetës sonë. Aty është vendosur kontakti i parë i Sandrit me doktorin. Pas kthimit të tij nga Kina u shkarkua Blushi nga shef i redaksisë politike. Konflikti i Frangajt me Nikollën që bujarisht i kishte dhuruar 40 % të aksioneve, u bë tërësisht publik. Për të bllokuar daljen e “Koha Jonë”, Frangaj i çon letër shtypshkronjës që të mos printojë gazetën. Gazeta e vetme kritike ndaj Berishës mbreti tre ditë pa dalë  dhe konfliktin mes drejtorit e kryeredaktorit të saj e zgjidhi ambasada amerikane. U pagua borxhi në shtypshkronjë, ndërkohë Sandri me klanin e vet u largua, ndër ata të paktë dhe Shkullaku. Nuk pata as më të voglën dilemë të zgjidhja të bashkohesha me Lesin dhe Blushin, zgjedhja që u shoqërua me grindje e rromuze që kanë zgjatur deri sot me palën tjetër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Me një nuhatje fantastike dhe lidhjet familjare të njërit prej bandës, Frangaj dhe klani i vet gjetën parajsën. Dy sipërmarrës të klanit Kapo zgjidhën qesën për të ngritur fillimisht revistën dhe më pas televizionin. Sërish me një nuhatje labradori nuhatën ardhjen e Berishës në 2005. Kafshuan dorën që i ushqeu tetë vjet dhe i futën shkelmin Marselit e Zhyljenit. Historia e tyre në kohën e Berishës së dytë dihet nga të gjithë. Shkullaku ishte ndoshta më i zjarrti. U zhduk kufiri mes gazetarit, drejtorit të departamentit të lajmeve dhe këshilltarit e agjentit PR të partisë në pushtet.

Kështu i gjeti ardhja e Ramës në pushtet. Ndoshta nuhatja gaboi këtë herë (dhe labradorët plaken), ndoshta Frangaj ishte deri në fyt tek doktori e prishja nuk mund të ndodhte menjëherë, por pak rëndësi kanë rrethanat, klani dhe këtë herë, pas ca muajsh u bë me fituesit. I vetmi që nuk e drodhi ishte drejtori i deridjeshëm i ABC news. Nuk dua të paragjykoj arsyet e Shkullakut, skrupulli profesional, një leje e refuzuar ndërtimi në tokë të vet, një reagim personal ndaj arrogancës së Ramës, arrogancë që asnjë prej gazetarëve të 25 vjetëve më parë e ka të pamundur ta gëlltisë, kur kujton si ai vinte në redaksi me një disketë me autointervistë dhe Blushi përpiqej ta promovonte.

E gjitha kjo sot ka pak rëndësi. E rëndësishme është që Frangaj e shiti. Kush e njeh Sandrin vë dorën në zjarr se çmimi duhet të ketë qenë shumë i lartë. Largimi i tij ka ndodhur pak muaj para zgjedhjeve dhe pak ditë pas aprovimit në Këshillin Bashkiak të Planit Urbanistik të Tiranës. Do ishte shumë poetike që Shkullakun ta krahasosh me Rozafën. Megjithatë, ai duhet të jetë bërë kurban në themelet e kullave që Sandri dhe Zamiri kanë marrë leje rishtas të ndërtojnë.

Shkarkimi i Shkullakut na bën të mendojmë për të satën herë çfarë po ndodh me median shqiptare. Pak rëndësi ka si sillet Rama me shemrën e Klanit, a i është mirënjohës Top Channel apo të tjerë që kanë paguar kosto ekzistenciale në kohën, kur qeveria e PD i jepte televizionit të Frangaj dhjetëra milionë euro. Kjo pak rëndësi. Kjo dëshmon vetëm sa cipë në faqe ka Rama si individ dhe sa mirënjohës është si njeri.

Kjo nuk ka fare rëndësi për një shoqëri që pritet të shkojë zgjedhje dhe zërat kundër qeverisë shuhen njëri pas tjetrit. Pavarësisht, rezervave që mund të kem për Shkullakun ai është një profesionist dhe sigurisht mund të drejtojë ABC-në shumë më mirë se Sandri, i cili me çfarë të merret më parë: të drejtojë Klanin, ABC-në apo të mbyllë llogaritë e ditës me Zamirin. Të paktën në ABC-në e mëparshme shikoje ndonjë kronikë kritike. Tani është e sigurtë që të vetmet kronika që do jepen do jenë ato me porosi, të cilat Sandri i qan: që nga ato të zhgënjimit të nënë Feridesë, apo si protestuesit vranë njëri-tjetrin në 21 janar apo sa shumë do bëhet shalqini sivjet, i cili është i destinuar jo vetëm për tregun vendas, por dhe për eksport.

Nuk duhet vajtuar ikja e Shkullakut, por shkaku përse e larguan. Ata që imponuan këtë vendim janë vërtet miopë, emocionalë. Teknologjia e komunikimit nuk është ajo e 20 viteve më parë. Kur me ca leje ndërtimi për botuesit vihej në rresht gjithë opinion publik. Tani diga është çarë. Rasti i Trump, i cili kishte kundër gjithë gazetat dhe televizionet e SHBA, është më i fundit. Rrjetet sociale nuk i mbylli dot as Erdogan. Madje, si për ironi të fatit, ishin ato që i shpëtuan lëkurën në grushtin e dështuar të shtetit.

Duke debatuar publikisht me Shkullakun një vit më parë i thoshja këtij të fundit se Marku i Fejsbukut nuk besoj që do aplikojë për ndonjë leje ndërtimi apo partneritet publik privat në Tiranë.

Etiketa: ABC NewsArmand ShkullakuIlir BabaramoKoha JonëNikollë LesisolidarTop Channel

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Gjirokastër/ Babë e bir asfiksohen nga qymyri. Humb jetën djali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com