SOS, birra shqiptare, në kufijtë e mbijetesës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SOS, birra shqiptare, në kufijtë e mbijetesës

15:34 | 06/08/2017
në Uncategorized
0

Prodhuesit e birrës kanë ndezur alarmin se industria, që ka investuar 80 milionë euro, është në kufijtë e mbijetesës për shkak të shitjes nën kosto nga kompani që favorizohen me fasha të ulëta akcize.

Kjo, sipas tyre, po çon industrinë vendase drejt falimentit dhe vështirësitë e para ndihen te pagesa e kredive. Importet zunë 48.5% të tregut në 5-mujorin e parë të vitit, duke fituar terren në raport me të njëjtën periudhë të 2016

 

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Po falimentojmë! Ndoshta nuk është ky lajmi më i mirë, që jep një industri e tërë, që ka investuar disa dhjetëra miliona euro dhe me disa mijë persona të punësuar në gjithë hallkat nga prodhimi tek konsumatori final. Ndërsa prej tre vitesh ka një theks të vazhdueshëm për marrjen e masave që i vendos aktorët e tregut në kushte të barabarta, sot vëmendja anemike e institucioneve i ka detyruar prodhuesit e birrës shqiptare të kthejnë masat nga vetja.

Kjo do të thotë ulje rrogash, vonesa në pagesën e kredive dhe ndoshta pjesa më e dhimbshme e kësaj “reforme shpëtimi”, largime nga puna. Shoqata e Prodhuesve të Birrës e pranon se tashmë të gjendura në vështirësi kompanitë kanë marrë masat e para dhe nëse nuk do të ketë një përmirësim të situatës, kjo do të vazhdojë më tej.

Por cilat janë në fakt arsyet për këtë situatë. Prodhuesit shprehen se e para lidhet me një situatë dumpingu të “legjitimuar” nga institucionet për marka të caktua importi, të cilat po rrisin dukshëm zgjerimin e tyre në treg, duke u marrë pjesë vendasve. Pesha e prodhimit vendas ka zbritur në 50% aktualisht, nga 70% që ishte në vitin 2012.

Humbja e pjesës së tregut përkthehet automatikisht në më pak të ardhura për kompanitë të cilat janë të zhytura në kredi. “Kur flas për vështirësi, e kam fjalën për ulje të sasisë së shitjes dhe ulja i ka vënë në vështirësi kompanitë për të shlyer kreditë, për të paguar interesat që detyrohen ndaj bankave sepse pjesa më e madhe e investimit, si në të gjitha industrisë, është bërë përmes kreditimit në bankë. Pra, ka krijuar një zinxhir të tërë vështirësish. Kjo vështirësi e ka bërë industrinë të vuajë pasojat e një situate që ndoshta, nëse nuk ndërhyhet, mund të shkojë në prag të mbylljes dhe falimentimit total”, shprehet Luan Bregasi, një nga aksionerët e Birrës Tirana që është edhe kompania më e madhe e prodhimit vendas në treg.

Të dhënat e bilancit të kompanive vendase konfirmojnë tendencën e rënies së të ardhurave për disa prej tyre dhe reduktimit të fitimeve, ndërsa treguesi e aftësisë paguese janë tashmë të përkeqësuar.

/Monitor.al/

Etiketa: birra shqiptarefalimentimmbijetesesos

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjeografi i njohur arab, që përshkruajti viset e Shqipërisë…

Gjeografi i njohur arab, që përshkruajti viset e Shqipërisë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com