Tirana është qarku më i nxehtë dhe më i madh në vend me plot 36 mandate. Sipas të anketuarve nga Antonio Noto 46-50% të votave në kryeqytet do të merren nga PS.

E përkthyer në mandate, do të thotë se 18-19 mandate do të merren nga socialistët.

PD dhe aleatët sipas sondazhit marrin 39-43%, ose 15-17 mandate.

Ndërsa LSI merr 4-8%, ose 1-2 mandate në këto zgjedhje.

PSD e Tom Doshit shkon nga 0.5-2.5%, por që nuk përkthehet në një mandat.

Po ashtu në këto shifra është edhe Nisma Thurje, me një mesatare prej 1.5% të votave të kryeqytetit.

Të pavendosurit në Tiranë kanë rënë nga një muaj më parë, kur ishin 26%, ndërsa sot janë 19%.

Krahasuar me rreth një muaj më parë PS nuk ka ndryshuar nga kuota e saj, madje as nga kuota në vitin 2017.

Ndërkohë, PD dhe Aleatët krahasuar me një muaj më parë, ka një rënie me 2%, por në raport me vitin 2017 ka një rritje me 6.4%.

Në qarkun e Fierit duket se PS do të dominojë sërish votën e këtij qarku në 25 prill, me 50-54% të votave. Konvertuar në mandate do të thotë 8-9 mandate.

Ndërsa PD-AN merr 38-42% të votave ose 6-7 mandate deputetësh, LSI sipas të anketuarve merr 3-7% të votave në këtë qark, ose 0-1 mandat.

Krahasuar me vitin 2017, PS ka rënë me 5.2%, PD dhe aleatët është rritur me 10.4%, dhe LSI ka rënë me 6.7%.

Partitë e tjera në këtë qark marrin 1-3%, ndërsa Nisma thurje 0-2%, por asnjëra nuk përkthehet në një mandat deputeti.

Në studio me moderatoren Sonila Meço ishin analistët Dritan Hila, Artan Hoxha, Afrim Krasniqi dhe Aleksandër Çipa.

Tabela 9: Orientimi i votës Tiranë

Ne foto: Slajderi 9 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Tirana është qarku më i nxehtë dhe më i madh në vend me plot 36 mandate. Sipas të anketuarve nga Antonio Noto 46-50% të votave në kryeqytet do të merren nga PS. E përkthyer në mandate, do të thotë se 18-19 mandate do të merren nga socialistët.

PD dhe aleatët sipas sondazhit marrin 39-43%, ose 15-17 mandate. Ndërsa LSI merr 4-8%, ose 1-2 mandate në këto zgjedhje.

PSD e Tom Doshit shkon nga 0.5-2.5%, por që nuk përkthehet në një mandat. Po ashtu në këto shifra është edhe Nisma Thurje, me një mesatare prej 1.5% të votave të kryeqytetit.

Të pavendosurit në Tiranë kanë rënë nga një muaj më parë, kur ishin 26%, ndërsa sot janë 19%.

Krahasuar me rreth një muaj më parë PS nuk ka ndryshuar nga kuota e saj, madje as nga kuota në vitin 2017.

Ndërkohë, PD dhe Aleatët krahasuar me një muaj më parë, ka një rënie me 2%, por në raport me vitin 2017 ka një rritje me 6.4%.

Tabela 8: 40% e shqiptarëve mendojnë se Veliaj e ndihmon PS, më i papëlqyer për zgjedhësit e partive të vogla

E ndihmon apo jo performanca e Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës  Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit?

Sipas të dhënave të sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos, 40% e zgjedhësve mendojnë se e ndihmon, 24% mendojnë se e dëmton, 18.1% mendojnë se nuk ndikon në rezultatin e 25 prillit, ndërsa 17.9 thonë se nuk e dinë.

Simpatinë dhe besimin te Veliaj e kanë 77.1% e zgjedhësve të PS, 15.6 % e zgjedhësve të PD, 10.1% e zgjedhësve të LSI, 11.4% nga partitë e tjera, 33.2% nga të pavendosurit dhe 11% të zgjedhësve që nuk votojnë.

Mendojnë që e dëmton e PS-në 7.1% e zgjedhësve të PS, 48.5% nga PD, 19.2% nga LSI, 57.3% nga partitë e tjera, 33.2% nga të pavendosurit, 20.4% nga ata që nuk votojnë.

Tabela 7: Orientimi i votës Fier

Në Fier PS merr 8-9 mandate, PD-AN 6-7 mandate dhe LSI 0-1 mandat

Ne foto: Slajderi 7 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Në qarkun e Fierit duket se PS do të dominojë sërish votën e këtij qarku në 25 prill. Sipas të dhënave nga Antonio Nota në RTV Ora, PS merr 50-54% të votave. Konvertuar në mandate do të thotë 8-9 mandate.

Ndërsa PD-AN merr 38-42% të votave, e përkthyer në mandate, varion nga 6-7. Ndërkohë, LSI sipas të anketuarve merr 3-7 mandate në këtë qark, ose 0-1 mandat.

Krahasuar me vitin 2017, PS ka rënë me 5.2%, PD dhe aleatët është rritur me 10.4%, dhe LSI ka rënë me 6.7%.

Partitë e tjera në këtë qark marrin 1-3%, ndërsa Nisma thurje 0-2%, por asnjëra nuk përkthehet në një mandat deputeti.
Tabela 6: Orientimi i votes
Nëse zgjedhjet do ishin sot, Opozita e Bashkuar merr 50% të votave dhe PS 44.5%.Ja shanset për partitë e tjera

Ne foto: Slajderi 6 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Nëse qytetarët shqiptarë do të ushtronin të drejtën e tyre të votës sot, 20 prill 2021, opozita e bashkuar do të fitonte zgjedhjet me 50% të votave, respektivisht 44.5% PD dhe aleatët dhe LSI me 5.5%.

Partia Socialiste do të merrte 45.5% të votave.

Në sondazhin e pestë kombëtar për 25 prillin të Rtv Ora dhe Antonio Noto shanset për marrjen e një deputeti e ka dhe PSD e Tom Doshit dhe Nisma Thurje, ndërsa dy deputetë partitë e tjera.

Krahasuar me sondazhin e 6 prillit, PS ka një rënie me 0.5%, PD rritje me 0.5% dhe LSI rënie me 2.5%.
Tabela 5: A keni provuar presion, dhunë dhe shantazh për deklarimin e votës

Ne foto: Slajderi 5 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021
Lidhur me shantazhin apo deklarimit të votës së 25 prillit, shqiptarët janë përgjigjur 88.6% se nuk e kanë provuar diçka të tillë.

Ndërkohë, vetëm 8.5% e tyre shprehen se e kanë provuar një fenomen të tillë.

Vetë, 2.9% e të anketuarve nuk kanë dashur t’i përgjigjen një pyetje të tillë.

Në rang partisë, nga ata që janë përgjigjur jo, 95.2% janë socialistë, 90.5% demokratë dhe 47% janë nga LSI.

Ndërkohë kjo shifër nga partitë e tjera është 76% dhe nga të pavendosurit 78.3%.
Duket se ata që janë përgjigjur se kanë provuar më shumë presion janë nga LSI dhe partitë e tjera. Konkretisht nga LSI janë shprehur kështu, 32.1% dhe 20.9% në partitë e tjera.
Tabela 4 Pyetja: Në çdo rast, pavarësisht nga preferencat dhe vota juaj, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri.

Ne foto: Slajderi 4 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Kur jemi 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, 43.5% e zgjedhësve shqiptarë, përkundër preferencave të tyre politike dhe se për kë votojnë, mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga Edi Rama dhe PS.

Opozitën e bashkuar e shohin fituese 40.9% e zgjedhësve, ndërsa 15.6 e tyre nuk e dinë akoma.

Më të bindurit në fitoren e PS janë zgjedhësit e saj, 96.3% e tyre, zgjedhësit e pavendosur me 34.8% dhe ata që nuk votojnë fare me 26.8%.

Te fitorja e opozitës së bashkuar besojnë 89.5 e zgjedhësve të PD, 82.6% e zgjedhësve të LSI dhe 24.3% e zgjedhësve të partive të vogla. Me shume

Me shume: 43.5% e shqiptarëve e shohin fitues të 25 prillit Edi Ramën dhe PS

Tabela 3 Pyetja: A duhet të mbajë përgjegjësi kryetari i Partisë për futjen “e të fortëve” në listat e kanditëve për deputetë?

Rezultati i këtij slajderi ishin 81.2 % thanë Po dhe 10.7 % thanë jo.

Ne foto: Slajderi 3 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Sipas të anketuarve 81.2% mendojnë se krerët e partive duhet të mbajnë përgjegjësi për këta të fortë në lista.

Vetëm 10.7% mendojnë se nuk duhet të mbajnë përgjegjësi dhe 8.1% janë shprehur se nuk e dinë lidhur me këtë çështje.

Në fashën e atyre që janë përgjigjur po, janë 74% socialistë, 95.1% demokratë dhe 74.8% nga LSI. 

Tabela 2: A u përdor për qëllime elektorale nga maxhoranca vaksina kundër Covid-19 ?

Ne foto: Slajderi 2 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Edhe pse kryeministri Edi Rama e ka pasur armën më të fortë të kësaj fushate vaksinimin kundër Covid dhe rindërtimin, shumica e shqiptarëve mendojnë se nuk e ka përdorur për fushatë.

Në sondazhin e pestë kombëtar për këto zgjedhje të Rtv Ora dhe Antonio Notos, i janë përgjigjur me JO 53.6% e të anketuarve, PO 37.3% dhe Nuk e di 9.1%.

Tabela 1: Pyetja: A eshte i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale ( numër ID, numër celular, vend pune) nga një parti politike?

Ne foto: Slajderi 1 i sondazhit te 5 ne nivel kombetar Noto & RTV Ora, 20 prill 2021

Për qytetarët shqiptarë përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike për vota, cilësohet si diçka e papranueshme.

86% e të anketuarve janë shprehur se një veprim i tillë është i papranueshëm. Detaj i rëndësishëm është shifra e socialistëve, 72% e quajnë të papranueshme.

Fushata elektorale po sposton shumë vota.

Kështu shprehet drejtori i Noto Sondagi Antonio Noto, i ftuar sot në “Tempora” ku po diksutohet sondazhi i fundit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas tij, kjo është një fushatë që po funksionon dhe që ka ndryshuar shumë të dhëna krahasuar me muajt e shkuar.

“Fushata elektorale po sposton shumë vota. Me sondazhin që kemi bërë në janar dhe atë që kemi bërë sonte, si PS ashtu edhe PD kanë ndryshuar shumë orientimin e votës. Është një fushatë elektorale që po funksionon. Kjo ndoshta i detyrohet faktit se kemi edhe votë preference dhe kemi kandidatë që bëjnë më shumë fushatë elektorale. Fushata në muajin e fundit kanë ndryshuar shumë të dhënat krahasuar me muajt e shkuar”,- u shpreh Noto.