• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenari i komplotit të Babales do refuzohej edhe në Hollivud

12:13 | 24/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Ergys Mërtiri

Një mori analistësh, të motivuar fort për të mbrojtur me çdo kusht ministrin Xhafaj, kanë shfrenuar fantazinë këto ditë me teza nga më të çuditshmet. Ata po mundohen ta paraqesin vëllanë e ministrit si një njeri të ndershëm, që nuk mund të ketë gisht në ato për çfarë akuzohet. Sipas tyre kemi të bëjmë thjesht me një komplot, për të dëmtuar ministrin.

Lexo edhe

Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –

EMRI/ Ja kush është kandidati i Alibeajt për Tiranën –

Ja pse Putin ka frikë nga humbja –

Për këtë arsye, ata i janë turrur Babales, duke e akuzuar si mashtrues e trafikant ordiner, a thua se Pashai vëlla i ministrit, të cilit ata i besojnë, nuk është i tillë! Ata flasin sikur Agron Xhafaj nuk ka qenë kurrë trafikant, nuk është dënuar kurrë nga ndonjë gjykatë dhe as që i është fshehur dënimit për vite me radhë.

Na del që Pashai të jetë marrë me trafik para se i vëllai të bëhej njeri me pushtet dhe tani që u bë bash Ministri i Brendshëm, ai i ka qendruar burrërisht tundimit të vjetër. Sot, kur e gjithë Vlora është e mbushur me drogë e trafikantë, i vetmi që nuk përzihet me këto punë qenkësh i vëllai ish-trafikant i ministrit të rendit. Ai që e ka çarë trafikun që në vitet 2000, kur shumica e këtyre buzëqumështve që sot bëjnë miliona as që e dinin ç’është droga, sot qendron i papërlyer me vetmohim! Fatmiri po i le të gjithë të punojnë, përveç vëllait të vet!

Dakort. Po e pranojmë këtë tezë, kështu qesharake siç është. Problemi qendron me përgjimet dhe këtu mercenarët e betejave televizive detyrohen të bëjnë akrobacira logjike që të bëjnë të këpusësh mish.

Sipas tyre, kemi të bëjmë me një grup të organizuar mafioz, të interesuar të godasë ministrin Xhafaj për shkak të luftës që ai po i bën drogës dhe krimit (nuk dihet se ku dhe si). Për këtë qëllim, ky grup ka sajuar një film ku disa aktorë, njëri prej të cilëve luan rolin e vëllait të ministrit, kanë improvizuar një bisedë ku ai del sikur merret me drogë.

Por, ka një problem këtu që e komplikon të gjithë skemën. Përgjimet del se i ka bërë një gazetar investigativ, gjë që e vështirëson sparkatën logjike për të mospranuar vërtetësinë e përgjimit. Pasi fillimisht u linçua si pjesë e komplotit, u pa që, qartësia e shpjegimeve dhe argumenteve të gazetarit ishte e pakundërshtueshme. Për këtë arsye, ai u konsiderua thjesht një, i përdorur në këtë histori. Ai ka ardhur në Vlorë për të investiguar trafikantët, pa e ditur që po bëhej pjesë e një loje, ku trafikantët po aktrojnë, për ta bërë atë të besojë gjithçka.

Pra, Babalja paska luajtur pjesën gjatë gjithë kohës. Është nisur me gazetarin nga Tirana për të investiguar drogën, ka shkuar serbes tek lokali i vëllait të ministrit, ka pyetur kamarjerët për të duke iu shprehur se dëshiron ta takojë, e më pas ka dalë nga lokali duke u marrë me takime trafikantësh të tjerë, që do të mund t’i shërbenin gazetarit për investigimin e tij. Më tej, ai ka telefonuar aktorin e dytë të komplotit, i cili luante rolin e Agronit, numrin e të cilit, vetë komplotistët e kanë regjistruar në sistem me emrin Goni Xhafaj, për ta bërë gjithçka të besueshme.

Kështu Babalja ka lënë një takim me Gonin e rremë dhe është rikthyer për ta takuar atë, bashkë me gazetarin, në lokalin e Gonit të vërtetë. Këtu gazetari është trembur dhe nuk ka pranuar të rikthehet në atë lokal, për shkak se mund të binin në sy, por ky hezitim i tij, duhet të ketë qenë doemos pjesë e skenarit. Nëse ai do të takohej me aktorin e dytë, do ta kish identifikuar që nuk ishte Agroni i vërtetë, në mos aty për aty, patjetër më vonë. Pra, kjo i bie të ketë qenë një blof. Komplotistët e kanë parashikuar që gazetari nuk do të kishte kurajë të rihynte në lokal, ndaj Babalja ka bërë sikur e ka ftuar të takojnë Agronin, thjesht për t’ia bërë atij gjithçka më të besueshme!

Pas kësaj, Babalja ka marrë instrumentet e përgjimit nga gazetari dhe ka hyrë në lokalin e Agronit duke regjistruar një bisedë të sajuar me personin e maskuar si i zoti i lokalit dhe vëllai i ministrit. Gazetari ka ndenjur duke pritur në lokalin përballë dhe gjithçka ka mbaruar brenda 5 minutave. Pasi është kthyer, Babalja i ka dorëzuar përgjimin duke e ftuar të vazhdojnë më tej me takimin e personave të tjerë të rrjetit, të adresuar nga Agroni në përgjim. Por këtu gazetari, ka vendosur që ta ndërpresë punën për atë ditë, i frikësuar nga përmasa e rrezikut ku po futej, duke ia shtyrë Babales këtë takim për një ditë tjetër.

Në ditë të tjera, Babalja ka kërkuar përsëri takim me gazetarin, ndoshta për të vazhduar pjesën tjetër të komplotit apo ndoshta për të marrë vesh se kur do publikohet materiali, aq sa ai kish regjistruar. Pasi asnjë nga këto nuk ka ndodhur, komplotistët janë tërhequr duke e ndërprerë komplotin, derisa në një moment, i frikësuar se informacioni mund të rrjedhë, vetë gazetari ka vendosur ta publikojë materialin, duke ia ofruar PD-së. Pra, megjithëse komplotistët u tërhoqën, komploti vazhdoi tashmë vetë, pa vullnetin e tyre.

Nuk është aspak për të qeshur, por kaq e papërmbajtshme është fantazia që mundohet të mbrojë Xhafajn! Nëse do ta çoje një skenar të tillë në Holliwood do të ta refuzonin si një histori e ekzagjeruar që tejkalon pritshmëritë e publikut. Fakti që këta skenarë i beson një armatë e tërë opinionbërësish tregon në ç’gjendje mendore dhe morale është media në Shqipëri.

Etiketa: agron xhafajBabaljaergys mertiriFatmir XhafajHollivud

Të Lidhura

Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –

Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –

nga 27
21:28 | 26/03/2023
0

Saimir Reçi është personi që u qëllua këtë mbrëmje në Rrëshen nga dy persona të një fisi tjetër. Shkaku i...

lajmi fundit

EMRI/ Ja kush është kandidati i Alibeajt për Tiranën –

nga 27
21:06 | 26/03/2023
0

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek...

Ja pse Putin ka frikë nga humbja –

Ja pse Putin ka frikë nga humbja –

nga 27
20:58 | 26/03/2023
0

Deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin se ai planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi tregojnë se ai ka...

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

nga 27
20:46 | 26/03/2023
0

Edhe pse kundërshtari i saj më i fortë në lojë, Olta tha se Luizin e ka shumë përzemër dhe se...

Para
Audio-përgjimi, Rama: Një tallje e madhe, opozita po shkatërron procesin e integrimit

Audio-përgjimi, Rama: Një tallje e madhe, opozita po shkatërron procesin e integrimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –

Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –

21:28 | 26/03/2023
lajmi fundit

EMRI/ Ja kush është kandidati i Alibeajt për Tiranën –

21:06 | 26/03/2023
Ja pse Putin ka frikë nga humbja –

Ja pse Putin ka frikë nga humbja –

20:58 | 26/03/2023
Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

20:46 | 26/03/2023
lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

20:20 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –
  • EMRI/ Ja kush është kandidati i Alibeajt për Tiranën –
  • Ja pse Putin ka frikë nga humbja –
  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen
  • Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qëlluan me armë drejt tij, kush është Saimir Reçi –
  • EMRI/ Ja kush është kandidati i Alibeajt për Tiranën –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com