Skandali/Si Duka e ka përdorur FSHF-në për interesa politike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/Si Duka e ka përdorur FSHF-në për interesa politike

18:59 | 26/10/2017
në Sport
0

Ditët e fundit po qarkullon emri i ish-kryeministrit Bashkim Fino, si kandidat i mundshëm për president të FSHF-së. Media apo personazhe të caktuara, e kanë konsideruar si një tentativë të politikës, për të pushtuar sportin.

Por, në fakt, duket se është një “tezë” e gabuar për të tentuar që të dëmtohet imazhi i një kandidati, i cili akoma nuk është shprehur nëse do jetë apo jo kundër Dukës. Nga ana tjetër, duhet evidentuar se si presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka politizuar futbollin dhe e ka përdorur pozicionin e tij për interesa personale politike.

Së pari, vëllai i presidentit të FSHF-së, Agron Duka, është gjithashtu politikan, madje kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Një pozicion me më shumë përgjegjësi se sa deputet i një Qarku.

Read more

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Gjithsesi, problemi mbi të gjitha qëndron te fakti se si Armand Duka e ka përdorur pozicionin e presidentit të FSHF-së politikisht, e cila pasqyrohet edhe në faktet e mëposhtme nga “Vipsport.al”.

FSHF PJESËMARRËSE NË KONVENTËN E PARTISË AGRARE AMBIENTALISTE

Është e pajustifikueshme dhe skandaloze, se si presidenti i FSHF-së dhe të gjithë drejtuesit më të lartë të Federatës, mori pjesë në Konventën e Partisë Agrare, ku kryetar është vëllai i tij. Një politizim i hapur i FSHF-së dhe një mbështetje, duke shfrytëzuar imazhin e pozicionit që ka. Sikur të mos mjaftonte vetëm fakti që në Konventën e Partisë Agrare Ambientaliste të ishte presidenti i FSHF-së, por ai ka marrë me vete edhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, menaxherin e ekipit Kombëtar në atë kohë, Alban Bushi dhe anëtarin e Komitetin Ekzekutiv, Arben Dervishaj. Një shpërdorim i qartë detyre prej të gjithë këtyre funksionarëve, duke marrë pjesë në tubime politike. Aq më tepër që Partia respektive është edhe e vëllait të presidentit të FSHF-së.

DUKA FUSHATË POLITIKE PËR KRYETARIN E BASHKISË KOLONJË

Sikur të mos mjaftonte vetëm pjesëmarrja në Konventën e Partisë Agrare, por presidenti i FSHF-së, nuk ka nguruar edhe të bëjë takime politike, duke marrë me vete edhe personazhe të sportit. Më poshtë, janë fotot kur ai, sëbashku me ortakun e tij në biznes, ish-presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo dhe ish-kapitenin e ekipit korçar në atë kohë, Bledi Shkëmbi, bën takim në mes të qytetit të Ersekës me kandidatin për kryetar bashkie, Dritan Hajro. Hajro ishte kandidat për Kryetar Bashkie nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste, kryetar i së cilës është vëllai i Armand Dukës, Agroni. Një tjetër shpërdorim detyre, për pozicionin që ai mban.

SHKELJA E HAPUR E STATUTIT TË FSHF-së

Në kreun III, RREGULLA TË PËRGJITHSHME të Statutit, pika 3 thuhet:

Federata është asnjëanëse në çështjet politike dhe fetare.Një pikë shumë e rëndësishme, e cila është shkelur hapur, pasi jo vetëm ka qenë president ii FSHF-së në takime elektorale, por të përfshirë në takime politike kanë qenë edhe funksionarët e tjerë, Ilir Shulku, Alban Bushi dhe Arben Dervishaj.

/Vipsport.al

Etiketa: Bashkim FinoFSHF

Të Lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

nga 27
19:18 | 12/02/2026
0

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Para
Ndërron jetë i riu që dogji veten me benzinë

Ndërron jetë i riu që dogji veten me benzinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026
Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

21:02 | 03/04/2026
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

20:32 | 03/04/2026
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

20:20 | 03/04/2026
16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

19:40 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –
  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –
  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com