Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Skandali me Unazën e Madhe, Gjiknuri e pranon: Morëm nga SHBA konfirmimin se DH Albania ka falsifikuar dokumentet

Nga Media 0

Ministri Damian Gjiknuri në një dalje për mediat ka pranuar se SHBA ka dhënë konfirmimin se firma që do të merrte 18 milionë euro te Unaza e Madhe, DH Albania ka falsifikuar dokumentet.

Vetë Gjiknuri thotë se deklaron me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me aktivitetin e kësaj firme.

Ministri shprehet se marrëveshja me këtë kompani nuk i ka shkaktuar asnjë qindarkë Buxhetit të Shtetit, ndërsa shton se roli i tij është vetëm mbikëqyrja e projektit.

Gjiknuri tha se kërkon nga prokuroria që të hetojë rastin, dhe të gjithë personat përgjegjës të dalin përpara ligjit.

“Pas marrjes së këtij konfirmimi me SHBA-të, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën. Materialet e ardhura nga SHBA do t’i referohen Prokurorisë Shqiptare. Siguroj shqiptarët që buxheti i shtetit nuk ka asnjë humbje pasi nuk është bërë asnjë pagesë. Hapat e marra nga ARRSH për tenderimin kanë qënë në përputhje me legjislacionin. Dokumentat janë me vula të noterëve në SHBA,”- u shpreh Gjiknuri.

https://www.faxweb.al/skandali-me-unazen-e-madhe-gjiknuri-e-pranon-publikisht-morem-nga-shba-konfirmimin-se/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej