Skandali i Reformës së Drejtësi/ Gjyqtarja e KPK që të shkarkon me Vetting, ka qenë vetë e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (shkresa) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i Reformës së Drejtësi/ Gjyqtarja e KPK që të shkarkon me Vetting, ka qenë vetë e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (shkresa)

16:42 | 12/05/2020
në Kryesore
0

Dje, u shkarkua vetë, sot shkarkon të tjerët.

Dispozitat e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, megjithëse në përmbajtje të tyre, paraqiten tepër të zgjeruara, të paqarta dhe të paparashikueshme, kanë parashikuar disa kritere, të cilat dhe me këtë problematikë të spikatur nuk janë zbatuar për zgjedhjen e anëtarëve të KPK e KPA.

Një tjetër anëtare e KPK sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zonja Alma Vokopola (Faskaj).

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Dhe çudia qëndron në faktin se është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi profesionale në detyrë.

Nga kjo shkresë që pason skandalet e mos zbatimit të kriterve dhe për anëtarët e tjerë të KPK dhe KPA po provohen çdo ditë e më tepër zërat se organet e vetting-ut, të ngarkuara me zbatimin e këtyre dispozitave ligjore të Reformës në Drejtësi, janë pothuaj plotësisht të përbëra nga anëtarë jo-gjyqtarë, të cilëve u mungon profesionalizmi dhe përvoja e nevojshme për të trajtuar çështje tepër komplekse që përfshin procesi i vetting-ut. Dhe mjafton besoj motivi i shkarkimit të kësaj anëtare të KPK, për të provuar se sa profesional dhe objektiv është vetting-u.

Kështu që zërat se pjesa më e madhe e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë emëruar politikisht, pa plotësuar kriteret e ligjit për formim të lartë profesional, tregues të vlerësimit të lartë në punë, grada shkencore, përvojë të spikatur e të tjera, po provohen çdo ditë e më shumë me shkresa që dalin si kërpudha pas festave e gëzimeve për Reformën e suksesshme.

Tani që shkresa flet vetë, të shohim se çfarë marifeti shpjegues do na dalë nga goja e reformatorëve, parlamentarëve apo mediave pranë reformatorëve. Një gjë është e sigurtë, kanë shkelur ligjin tërë jetën tani vlerësojnë të tjerët. Janë totalisht të paaftë të vlerësojnë sa bukur kanë shkruar ish-kolegët e tyre vendimet. Ja pra, këto janë kritere! Duhet së pari të shkelësh ligjin, e së dyti të jesh i paaftë. Kështu e ke një vend të sigurtë në reformat rilindase.

Siç duket në moralin popullor ka lënë gjurmë të thella kënga partizane “Nga këto maja rripa-rripa…”.

Etiketa: Alma Vokopola (Faskaj)ettingGjyqtarjakeshilli i larte i drejtesiseKPKmorali popullorpaaftësi profesionalereforma ne drejtesishkelje të ligjitshkresa

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Sondazhi: Një në dy shqiptarë duan të ikin nga vendi, besim i ulët ndaj gjithë institucioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com