Një deputet i mazhorancës pjesë e skandalit seksual të deputetes shqiptare në Maqedoni: Pjesë nga telefonata e përgjuar: “Ku je moj pjeshka e Shqipërisë etnike. Do të të laj me pesë shishe shampanjë”
Skandali i përgjimeve në Maqedoni pritet të shtrihet deri në Tiranë. Një deputet i rëndësishëm i mazhorancës është bërë pjesë e skandalit seksual me një kolege shqiptare në Maqedoni. Skandali i përgjimeve në Maqedoni ka nxjerrë zbuluar edhe deputetin shqiptar, i cili mësohet t’i ketë thënë me telefon deputetes shqiptare të Maqedonisë: “Ku je moj pjeshka e Shqipërisë etnike. Do të të laj me pesë shishe shampanjë”. Mediat në Maqedoni kanë shkruar se deputeti i mazhorancës i ka dhuruar deputetes shqiptare në Maqedoni nje banesë në Rivierën e Jugut.
Pak ditë më parë, mediat në Maqedoni, por edhe në Tiranë publikuan përgjimet e deputetes shqiptare me zëvendëskryeministrin e BDI-së në qeverinë e Maqedonisë, Musa Xhaferri. Ky skandal çoi në tërheqjen e të gjithë ministrave të BDI-së nga qeveria dhe zëvëndësimin e tyre me të tjerë.