
Pas Marin Memës një tjetër gazetare kërcënohet nga grekët. Kësaj here është radha e Ilnisa Agollit, e cila këto ditë shkoi dhe realizoi një reportazh në fshatin Derviçan.
Ajo raportoi se ky katund refuzon të flasë shqip.
Kjo nuk i ka pëlqyer organizatës “Rinia e Vorio Epirit”, e cila kanos gazetaren Ilnisa Agolli të medias kombëtare Top Channel.
Më poshtë po japim të plotë reportazhin e realizuar nga Ilnisa Agolli në Dropull.