Krerët e shtetit presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Siç raportojnë mediat në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti vijojnë të ndodhen në takim me Hovenier në Presidencë.
Më herët, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i aplikuar masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.