Pak orë para derbit mes Tiranës dhe Partizanit janë mësuar detajet e reja për sa i takon organizimit, ose më saktë sigurisë në këtë ndeshje. Siç dihet për shkak të ligjit të ri të sportit për mbarvajtjen e takimit klubi organizator ka kontaktuar kompani private të sigurisë. Brenda stadiumit do të jenë rreth 100 forca të cilat do të kujdesen që gjithçka të shkojë mirë.
Mësohet gjithashtu se policia do të jetë në stadium, por jo aktive. Ata do të ndërhyjnë vetëm në rastet kur do të ketë prishje të rendit dhe qetësisë publike. Për momentin është konfirmuar se do të jetë e pranishme jashtë stadiumit dhe në zona të caktuara brenda tij, siç janë portat hyrëse.
Ende nuk ka një numër të saktë tifozësh të cilët do të jenë në “Selman Stërmasi”, por mendohet që numri të shkojë në 9 mijë.