Si u zhveshën nga petku kombëtarist Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u zhveshën nga petku kombëtarist Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja

10:25 | 24/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ardian Muhaj

Në vitin 2010 pak kohë mbasi isha vendosë në Londër, diaspora shqiptare e atyshme e zhgënjyer nga partitë tradicionale (për aq sa mund të quhen tradicionale parti me moshë rreth 10 vjeçare) kishte nisë të tregonte një interes të madh për dy lëvizje të reja politike, Vetëvendosje, që në atë kohë profilizohej akoma si lëvizje dhe Aleanca Kuq e Zi, që gjithashtu në atë kohë profizohej si aleancë. Natyrisht komuniteti shqiptar në Londër ishte i konsiderueshëm dhe relativisht i fuqishëm në krahasim me kryeqytetet europiane dhe rëndësia e mbështetjes së këtij komuniteti u kuptua fare lehtë nga të dy këto lëvizje të reja politike. Kështu brenda një muaji liderët e këtyre dy forcave politike Albin Kurti dhe Kreshnik Spahiu qëlloi të vizitonin Londrën.

Në atë kohë bërthama e vetëvendosjes në Londër ishte një grusht njerëzish të mirë dhe idealista. Pak e sak. Një fenomen i veçantë i këtyre dy forcave të reja ishte se i tejkalonin në mënyrë të natyrshme kufijtë e ngushtë politikë shtetërorë. Kështu që me grupin e vogël të Vetëvendosjes ishim edhe dy të Shqipërisë, ashtu sikurse mora vesh më vonë se edhe në mbështetësit kryesorë të Aleancës Kuq e Zi ishin edhe disa shqiptarë të Kosovës. Albini kaloi nje mbasdite me ne, vetevendosësit e Londrës, me mbledhje e kafe përpara se të zhvillonte të nesërmen një takim shumë të sukseshëm në një nga sallat e mëdha të LSE (London School of Economics). Interesi i komunitetit shqiptar ishte i jashtëzakonshëm dhe takimi i sukseshëm i Albinit paralajmëroi takimin po aq të sukseshëm të Kreshnikut. Për më tepër m’u krijua përshtypja se shumica e atyre që kishin marrë pjesë në takimin me Albinin ishin të pranishëm edhe në takimin me Kreshnikun. Edhe shqetësimi kryesor i atyre që folën në takimin me Kreshnikun ishte i njëjtë me shqetësimin kryesor që kishim qoftë në mbledhjen dhe kafen e bërthamës se vetevendosjes qofte në takimin e gjerë të LSE. Ky shqetësim ishte hiç më pak e hiç më shumë ishte se kur do të bëheshin parti politike Aleanca dhe Vetvendosja. Ishte një presion i dukshëm që mbështetësit ushtronin mbi këto dy forca politike të reja dhe që natyrisht tregonte qartë se këta mbështetës nuk e perceptonin politikën jashtë kuadrit të ngushtë partiak.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjatë dy ditëve që qëndruam me Albinin dhe gjatë dy orëve që dëgjova Kreshnikun, krijova përshtypjen që rezultoi më vonë e gabuar se të dy këto forca ndanin qëllime të përbashkëta dhe që ishin dy anët e së njëjtës medalje, dy segmente të së njëjtës prirje emancipuese në politikën shqiptare të korruptuar ekonomikisht dhe të zvetënuar moralisht. Natyrisht ndodhi ajo që mbështetësit e kërkonin me ngulm. Të dy lëvizjet u bënë parti politike dhe jo vetëm kaq. U zhveshën nga petku kombtarist dhe u futën në gardhin e politikës të skicuar e skematizuar tradicionalisht. Aleanca ia doli të ndërgjegjësojë shqiptarët për zhbërjen e marrëveshjes së detit dhe vetëvendosja ia doli të hyjë në zgjedhje dhe të marrë disa deputetë në parlament. Aleanca u përpoq të paraqitej si e djathtë, Vetëvendosje bëri çmos të paraqitej si e majtë. Aleanca për mungesë mbështetje kombtaristësh në Shqipëri mbas suksesit të detit, nuk pati më shkëlqim. Vetëvendosja për bollëk mbështetje kombtaristësh në Kosovë vazhdoi të rrisë numrat e votave, të deputetëve, të komunave e asambleve komunale dhe në të njëjtën kohë që zgjerohej fizikisht kufizohej ideologjikisht. Nga progresiste u shndrrua në konservatore. Nga shqiptariste u shndrrua në majtiste. Nga shekulli XXI u kthye në shekullin XX. Nga lëvizje e re u shndrrua në parti të vjetër. Nga përparimtare u shndrrua në nostalgjike. Për hatër të sasisë e humbi cilësinë. Shkurt u bë parti.

https://www.facebook.com/ardian.muhaj?hc_ref=ARS8X86nkOaS3O3SE85bNEWfxfLlCgy0Ufa3BGx0tAeMTB4sUf0jupqPR0bs3Rxgam8&fref=nf&pnref=story

Etiketa: Albin Kurtialeanca kuq e ziardian muhajKreshnik SpahiuLondërvetëvendosje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Haradinaj shpall 28 Nëntorin festë zyrtare në Kosovë

Haradinaj shpall 28 Nëntorin festë zyrtare në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com