• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si duhet të përdornim politikisht Lojërat Olimpike?

22:59 | 08/08/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës, ndaj Tiranës.

Por kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim.

Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që trondisin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës.

Por, Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën! Majlinda po e njeh Kosovën në botë, më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës prej vitit 1999 e deri më sot. Ajo ka zgjedhur të bëhet kampione, dhe jo të bëjë politikë me flamuj. Shoqëritë e zhvilluara pranohen si shtete, atëherë kur kanë një sistem të pranueshëm vlerash, dhe Kosova po dëshmon se përmes brezit të ri të saj, po imponohet me vlera botërore. Sot, Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oskar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata.

Ajo që të bën për të vjellë në këtë histori, është se shumë shqiptarë të Shqipërisë, janë duke luajtur në ekipet olimpike të shteteve të tjera, ku kanë ikur emigrantë, nga Bullgaria e deri në SHBA dhe askush nuk ua merr për të madhe. Dhe Pirro Dhimën që e patën sharë 20 e ca vite më pare, kur fitoi medaljen e artë në emër të Greqisë, e kishin më shumë nga inati me grekët, se sa nga inati me Pirron, i cili u lind dhe rrit si kampion shqiptar.

Dhe kjo shoqëri e cila është liberale për sportistët e vet të shpërndarë “si zogjtë e korbit” nëpër botë, nuk ka asnjë të drejtë të jetë xheloze apo paternaliste ndaj një vlere si Majlinda Kelmendi, e cila nuk ia di për nder as shtetit shqiptar, as atij të Kosovës, për talentin dhe punën e saj. Ajo është një kampione dhe kampionët zgjedhin, nuk përzgjidhen. Ajo ka zgjedhur Kosovën, se i përket Kosovës dhe ne duhet t’i jemi mirënjohëse 1000 herë që e bën këtë.

Por nëse vijmë tek debati që Lojërat Olimpike duhen përdorur politikisht, atëhere unë jam për anën tjetër të medaljes. Nëse do të kishim sportistë të talentuar nga Shqipëria, do të ishte mirë t’i transferonim tek ekipi i Kosovës, që ta përdornim politikisht në favor të Kosovës. Për fatin tonë të keq nuk kemi, pasi nuk dimë të kemi dhe këtu mbaron debati. Kur nuk kemi fuqi t’u japim diçka, duhet të heshtim së paku, kur ata ia dalin vetë. Dhe ia dalin t’i tregojnë botës se ia ka vlejtur t’i njohë si shtet. Qoftë dhe prej Majlindës, Ritës, Shaqirit, Xhakës, filmave dhe muzikës së brezit të ri. Janë ata që po bëjnë Kosovën dhe ne që po qurravitemi.

/gazetatema.net/

Etiketa: filmi “Shok”Lojërat Olimpike Rio 2016majlinda kelmendiMero BazepaternalistePirro DhimaRita Ora

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para

Tony Blair vjen për drogën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com