“Polarizimi dhe mungesa e bashkëpunimit politik dëmtojnë integrimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian”. Kështu u shpreh Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz gjatë një takimi që zhvilloi me kreun e Kuvendit Ilir Meta në Bruksel.
Burime pranë Kuvendit bëjnë me dije se Schulz ka vlerësuar rolin e Metës për konsensus e dialog politik në arenën politike shqiptare.
Nga ana e tij Ilir Meta theksoi se Kuvendi do vazhdojë të mbështesë fort e pa vonesa zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa falenderoi Shulz për mesazhet inkurajuese që ka dhënë për Tiranën zyrtare për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin përmes Fleskenstein dhe Kukan.