Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës në Drejtësi

Nga Rexhina Biba 0

Komisioni për Reformën në drejtësi u mblodh sot në orën 11:00,por mbledhja është ndërprerë, për të rifilluar në orën 13:00. Ndërprerja është bërë për shkak se anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës u duhet më shumë kohë që t’i shqyrtojnë shqetësimet e ngritura nga PD.

Burime nga PD bënë me dije se të paktën dy prej shqetësimeve të PD-së janë pranuar për të rishqyrtuar nga OPDAT. I pari shqetësim lidhet me rolin e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI, DSIK), që të pengojnë ose të ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa opozita thekson se më këtë shkelen standardet e pavarësisë dhe të paanësisë së organeve të reja kushtetuese. Një tjetër propozim i PD, që do të rishikohet ka të bëjë me kontrollin e SPAK, i cili sipas saj duhet të bëhet nga një komision Ad Hoc, ndërsa ai duhet të marrë informacione për pastërtinë dhe figurën e prokurorëve apo gjyqtarëve, i cili më pas do të bëjë vlerësimin.

/balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej