Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se është koha për të shporrur këtë qeveri dhe kryeministrin Rama. Ish-kreu i Shtetit shkruan se ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje. Meta shtron pyetjen: Po kush i ka lejuar ne 10 vite keto nderime? Ai thekson se “është koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!”
“Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje. Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite? Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes? Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem! Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale! Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!” – shkruan Meta, ndërsa publikon spotin e protestës dhe bën thirrje qytetareve qe ti bashkohen.