Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Austri. Protagonist është një 67-vjeçar nga Kosova i cili ka vrarë ish gruan me thikë.
Çifti shqiptar nga Kosova jetonin prej vitesh të ndarë, ndërsa takimi i fundit ka qenë fatal. Ai e ka ndjekur në rrugë dhe e ka vrarë pa mundur të ndalet nga kalimtarët të cilët janë munduar ta ndalojnë.
Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë një dëshmitare.