Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.
E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhej: “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay…”.
Pas kësaj letre anonime, një shqiptar i shkruan Salvinit me emër dhe figurë. Gazetari, aktivisti dhe fituesi i çmimit “ MigriArti 2018”, fëmijë i dy emigranëve në Itali i ka shkruar një letër Salvinit.
“Pas letrës së drejtuar ministrit Matteo Salvini nga 3 shqiptarë të supozuar, vendosa t’i shkruaja atij një letër për t’i treguar solidaritetin e plotë të të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Arbër Agalliu.
Letra e Agalliut (e shkruar qëllimshëm me gabime drejtshkrimore, njëlloj si ajo e para)