Shqipëria po përdoret si një grua e trafikuar mes pushtetit dhe opozitës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria po përdoret si një grua e trafikuar mes pushtetit dhe opozitës

22:00 | 23/04/2017
në Opinion
0

Nga Mesila Doda*

Siç është e udhës kjo fjalë do duhej të niste me atë se çfarë kemi bërë në Kuvendin e Shqipërisë përgjatë këtyre viteve në shërbim të gruas, për rritjen e saj në politikë dhe në drejtim. Kam patur nderin të jem përgjatë këtij mandati kryetare e AGD-së, një model i krijuar dhe rritur prej nesh dhe që u transmetua e u rrit në Këshillat Bashkiakë e më gjerë. Është një ëndërr e vjetër e imja ajo e krijimit të një Partie të grave, një forcë trasversale që do përfshinte gratë e majta e të djathta, socialiste, demokrate, të LSI-së, PDIU-së dhe të gjitha forcat e tjera që bëhen bahkë për të fuqizuar njëra-tjetrën e për të ndryshuar këtë vend. Por, sfida mbetet ende e parealizuar për sa kohë gratë në këtë vend po edhe në rajon e më gjerë do mendojnë që një grua ka nevojë për një kokë, ka nevojë për një burrë që të marrë vendime dhe se roli i saj është të mbështesë në çdo rast vendimet e burrit-padron. Gratë në politikë egzistojnë në shumicën dërrmuese të rasteve për të transmetuar mendimin e udhëheqësit dhe kjo e ka lënë të pafuqishme gruan në politikë, e ka mbërthyer në një rol dytësor e të paragjykuar, pozicion që duhet të ndryshojë bashkë me gjithë konceptin që kemi mbi rolin e liderit në shoqërinë tonë.

Shpesh rritja jonë në këtë shoqëri interpretohet, quhet, si luftë ndaj burrave. Gjithë feminizmi i sotëm po rritet si një luftë mes sekseve, ku gruaja kërkon dhe merr forcë, pushtet, nga ajo hise që burrat e kanë mbajtur në këtë botë. Kjo është ajo që ne duhet të ndryshojmë sot, këtu…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Jemi të lumtura që udhëtimin tonë ta bëjmë bashkë me burrat, kërkojmë besimin dhe ndihmën e tyre në këtë rrugëtim për rritjen e rolit të gruas në politikë, për fuqizimin ekonomik të saj, për zhdukjen e dhunës si fenomeni që e lë gruan, burrin dhe gjithë familjen pa dinjitet.

Të nderuara zonja,

Para disa ditësh kisha fatin të isha pjesë e një debati mbi gratë intelektuale, gazetare të viteve ‘20-‘30. Në qendër është një figurë e jashtëzakonshme, ajo e Musine Kokalarit. Ende njihet pak apo aspak nga qëndresa dhe profili intelektual, me të cilin ajo sfidoi diktaturën, por unë besoj se ajo është një prej modeleve që do duhet t’i mësohet të rinjve, vajzave dhe djemve tanë, të cilët duhet të kuptojnë që qëndresa mund të quhet grua, që sfida mund të ketë emrin e gruas dhe ajo duhet të pranohet me dashuri e jo të dhunohet siç ka ndodhur dje e siç ndodh edhe sot, në politikë, media, e kudo ku ka sfidë publike.

Kjo e jona është një shoqëri e dhunshme që i mëson vajzës qysh në shpërgëj se sa më i rëndësishëm është vëllai i saj se vetë ajo. Kur rritet pak më shumë i mëson se si duhet të pakësojë ambicjet e saj, sepse burri që mund të jetë edhe më pak i zoti është shtylla e shtëpisë, por edhe e shoqërisë. Përfundimi është shpesh fatkeq, një familje jo e lumtur, një grua që nuk merr dot atë rol që i takon, një shoqëri si kjo e sotmja ku dhuna na shënon përditë nga i pari shtetit tek më i fundit hallexhi.

Kam vrarë mendjen shpesh, pse gratë në politikë kanë qenë më të sulmuarat gjatë kësaj periudhe. Janë bërë mish për top për mediat, janë lakuar me fraza me dy kuptime nga liderët politikë apo fyer e goditur në intimitetin më të shtrenjtë të saj, në familje nga disa udhëheqës të tjerë…

Këtë e kanë bërë disa burra që do duhej t’i mbronin e t’i mbështesnin në sfidat e tyre, por jo… kjo nuk ndodh në skenën e sotme politike. Sfidën e gruas nuk e pranon askush nga këta liderët qofshin modernë e që rrisin kuotat e përfaqësimit, por që shtojnë dozën e helmit, as ata old fashion që gratë i duan, kur mbajnë vendin e tyre, se po i dolën nga sinori duhen goditur me gurë e kyqëzuar në kamaren e turpit. Kjo është arsyeja e vërtetë, pse nuk ka një prani më të madhe të gruas në politikë. Kjo është arsyeja, pse kur shohin sfidat, fyerjet, baltën që duhet të përballin disa gra të tjera në politikë tërhiqen disa zonja të tjera, të cilave kjo rrugë i duket e pakuptimtë, vulgare, e pamoralshme, e papërballueshme. Por, ka edhe një kuptim tjetër që merr jetë pikërisht nga ky aversion e dhunë ndaj gruas në politikë; Sfidoje pushtetin, ktheja monedhën e fyerjes një më një çdo burri që fyen e dhunon një grua dhe bëhu bashkë me gra e burra të tjerë që duan të ndërtojnë një shoqëri tjetër, më të drejtë e më të mirë se kjo arenë gladiatorësh që ne po shohim sot.

Sfida e Musinesë ndaj sistemit mbetet edhe sot. Sistemi arrogant duhet sulmuar vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis, burrat gojëprishur e arrogantë duhen trajtuar në përputhje me veprat dhe fjalët e tyre.

Shqipëria e sotme nuk është në të vërtetë ajo që ne do donim të ishte dhe një pjesë e mirë e këtij skenari të sotëm që duket si prag apokalipsi është meritë e dhunës verbale, mendore dhe veprave të këqija të disa vendimarrësve, qofshin në mazhorancë, qofshin në opozitë.

Shqipëria po përdoret sot si një grua e trafikuar mes pushtetit dhe opozitës dhe askush nuk mendon që ky është edhe atdheu im dhe i joti dhe i të gjithë shqiptarëve të tjerë. Dikush shpiku planin ekonomik të zhvillimit të këtij vendi, hashashin. Dikush tjetër po e tërheq zvarrë sistemin duke ndjekur modelin e vëllait binjak e duke tentuar ta çojë këtë vend në një përballje palësh dhe shpërbërje të gjithë institucioneve kushtetuese në vend.

Lajmi ynë për ta është ky: Nuk jemi të gatshëm të ndjekim askënd në çmendurinë që i ka kapur! Atddheu ynë nuk është ai i hashashit, nuk është ai që kapet peng për të mos patur zgjedhje, nuk është ai i të fortëve që sillen si beu i fshatit e më pas e gjejnë veten kryetarë bashkishë. Atdheu ynë është vetëm 1 dhe këtë e duam normal e të zhvilluar.

Burrat a gratë që mendojnë se këtë vend mund ta sakatojnë, mund ta dhunojnë e trafikojnë si i vjen përmbarë pushtetit të tyre a marrjes së pushtetit do duhet të përballen me një mur njerëzor shpirtrash që nuk kanë ndërmend të largohen nga ky vend, ndaj duan ta bëjnë normal e të jetueshëm.

Tash, do e mbyll këtë fjalë që nuk është ajo e përhershmja, ku flasim për sa përqind jemi më mirë se herët e tjera e se si do përmirësojmë këtë raport njerëzor, por që kërkon të thërrasë vëmendjen ndaj asaj dhune e poshtërsie që konsumohet çdo ditë nga liderët vendimarrës të këtij vendi me një shprehje shekspiraiane që unë e kam fort për zemër:

Për gjithë dhunën e ushtruar mbi të, për gjithë poshtërimet që i keni dhuruar, për trupin që i keni shfrytëzuar, për inteligjencën që i keni shkelur, për injorancën, në të cilën e keni lënë, për lirinë që ja keni mohuar, për gojën që ja keni mbyllur, për flatrat që ja keni prerë…

Për të gjitha këto, në këmbë zotërinj, përpara një gruaje!

* Fjala e mbajtur nga sekretarja e përgjitshme e PDIU-së, Mesila Doda gjatë takimit me zonjat e partisë saj.

Etiketa: Atdheu ynë është vetëm 1Mesila DodaMusine Kokalariold fashionsekretarja e përgjitshme e PDIU-sëShekspiriShqipëria po përdoret si një grua e trafikuar mes pushtetit dhe opozitës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Vota përgjysmë e Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com