Shqipëria në sytë e “Vanity Fair”: Ishuj ëndrrash e gatime mamaje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në sytë e “Vanity Fair”: Ishuj ëndrrash e gatime mamaje

12:58 | 09/08/2017
në Shqiperi
0

Nga Marta Ghelma

Një grup zonjash në të 70-at kukurisin teksa mbajnë radhën në tualetin e një kafeneje në Porto Palermo, një zonë e vogël bregdetare pak kilometra larg Himarës. Me një theks tipik torinez, ndërsa shtyjnë pritjen, i rreshtojnë zëlartë njëra-tjetrës surprizat e udhëtimit të tyre në “Vendin e shqiponjave”.

Si përfundim, nëse i përmbledhim, surprizat më ngazëlluese deri në ato çaste ishin pesë. Tirana është më pak se dy orë larg me avion nga Italia. Në Shqipëri, të gjithë, ose thuajse të gjithë, e flasin shumë mirë italishten. Kudo hahet mirë dhe lirë (më lirë se në Itali padyshim). Deti është po aq i bukur sa ai i Greqisë (por, ju lutem mos ua thoni grekëve këtë!). Njerëzit janë gjithmonë mikpritës dhe të gatshëm, aq sa mjafton të shkëmbesh disa fjalë me ta dhe në çast të vjen ndër mend shprehja “një fytyrë, një racë”.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Me ta hedhur pas krahëve epokën e emigracionit, që erdhi si pasojë e rënies së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (në 1991), e cila tashmë ka kohë që është mbyllur, duke u zëvendësuar së fundi nga fenomeni i emigrimit rikthyes, paragjykimet ia lanë vendin kuriozitetit. Pra, ia vlen ta provosh.

Tirana, 50 hijet, por jo (më) të grisë
E re dhe dinamike, ashtu si kryebashkiaku i saj tërheqës Erion Veliaj, kryeqyteti është motori i ndryshimit që po “infekton” edhe pjesën tjetër të vendit. Me mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit, kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit, hapjen e hapësirës së pafund pedonale si sheshi “Skënderbej”, transformimin e “Pazarit të Ri” në një lloj “Boquerie” të vogël dhe ish-bunkeri anti-atomik i Tiranës i përshtatur në “Bunk’art”, një lloj ekspozite e periudhës komuniste dhe artit bashkëkohor, Tirana është një qytet interesant për ta vizituar dhe (mbi të gjitha) për të jetuar.

Blloku, zona që dikur ishte e rezervuar vetëm për elitën komuniste, me një llojshmëri dyqanesh, restorantesh, baresh dhe lokalesh, është sot pjesa më “cool” e kryeqytetit. Ditë e natë, këtu, ashtu si në majën e Malit të Dajtit, të cilin mund ta ngjisësh për çerek ore me teleferikun romantik “Dajti Ekspres”, të rinjtë mblidhen për të festuar sipas stilit të tyre, me ritëm të ngadaltë e të prirur pas qejfit, tipike për verën mesdhetare.

Nëse guidat turistike sugjerojnë së pari Xhaminë e Et’hem Beut, Kullën e Sahatit, Muzeun Historik Kombëtar dhe Kryeqendrën Botërore të Bektashinjve, vëllazëria islame e linjës sufi e themeluar në shek. XIII nga Haxhi Bektash Veli, është ndjenja e vazhdueshme e punës që s’mbaron kurrë, ajo që i dhuron kryeqytetit shqiptar një antidot ngjyrash për ndërtesat e shumta “gri” që la pas periudha e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Berat, Gjirokastër, Butrint
Sido që të tingëllojë, shprehja “ia vlen rruga” të hyn në punë kur ke dyshime për destinacionin e radhës. Kur flasim për site shqiptare të shpallura pjesë të Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, shprehja merr më shumë kuptim.

Me lumin Osum që rrjedh qetësisht përmes shpateve malore, shtëpitë prej guri që shndrisin në netët e errëta dhe katedralen “Fjetja e Shën Mërisë”, që sodit nga lart qytetin, duke ruajtur fort ikonat e saj të çmuara (e pak më tutje, edhe ato të Muzeut të Onufrit), Berati është mbiquajtur “qyteti i njëmijë dritareve”. Nëse përdor pak imagjinatën, mes rrugicave të ngushta dhe relievit rural, në këto anë ndihesh sikur ndodhesh brenda një koçeku.

Por, ishte shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ai që, falë romanit të tij “Kronikë në gur” (1991), e bëri të pavdekshme bukurinë e vërtetë të Gjirokastrës. Mes kafeneve të hapura, pazaret me suvenirë dhe antika tipike të zonës, si dhe ndërtesave të rrënuara të periudhës otomane, të cilat tashmë janë gati për ribërjen e fasadave, busulla e qytetit është kalaja me panoramën bujare që ofron mbi qendrën historike dhe mbi disa (edhe të tepërta, me thënë të drejtën) “vrazhdësi” moderne.

Ndërsa, për të apasionuarit e arkeologjisë, kemi Butrintin e pashmangshëm. I ruajtur mirë, i kuruar dhe i pozicionuar në një peizazh të varur midis detit dhe një bimësie të dendur, që duket sikur kërkon ta gllabërojë, sajti më i rëndësishëm i Shqipërisë i kredh vizitorët mbrapa në kohë, në një udhëtim historik mes rrënojave të qytetërimeve helene, romake, bizantine, veneciane dhe otomane.

Si është deti në Shqipëri?
Vija gjarpëruese bregdetare, që lidh qytetin e Vlorës me atë të Sarandës, është një nga më të mrekullueshmet në të gjithë Mesdheun. Në fakt, pasi ngjit lartësinë prej 1.027 metrash në qafën e Llogarasë, duke filluar nga Gjiri i Palasës deri në Kepin e Stillos, e ashtuquajtura “Riviera Shqiptare” ofron një sërë plazhesh dhe vendesh që frekuentohen nga një numër i madh turistësh.

Saranda e famshme dhe plazhet e gjata të Vlorës (ashtu si më në veri, plazhet e pafundme të Durrësit), tërheqin kryesisht turistë familjarë, e me të perënduar dielli, fillojnë festat anës detit. Por janë vendet si Himara, Porto Palermo dhe Dhërmiu ato që ruajnë bukuri më të veçanta. Duke përshkuar vijën bregdetare shqiptare, përmes fshatrave të izoluar me pamje të përgjumur, shfaqen hotele të vogla familjare dhe gjire të vegjël që mund të zbulohen në liri të plotë (ose më mirë me një anije private), ku ka vend për t’u ndjerë “pionerë” të vërtetë.

Ksamil, ishuj ëndrrash
Sidoqoftë, ishulli i Korfuzit është vetëm pak milje detare larg dhe ai që kërkon një det kartolinash (ose më mirë të themi për Facebook), duke zbritur edhe pak, mund ta gjejë padyshim në Ksamil. Katër ishujt e tij të vegjël, lehtësisht të arritshëm me not ose me varkë me pedale direkt nga plazhi, të shtyjnë për inerci në ujëra të tejdukshme, aty ku jashtë sezonit veror, edhe peshqit habiten nga prania e lartë e plazhistëve. Megjithatë, këtu, ashtu si kudo, në korrik dhe gusht, është koha ajo që bën diferencën: zgjohu herët dhe një kredhje në vetmi e ke të sigurt.

Këtu gatuan mamaja (shqiptare)

Mjafton të hapësh hartën për të kuptuar se, duke pasur parasysh pozicionin e saj mes Italisë, Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, në Shqipëri gatimi është një argument serioz. Ama, ka më pak gjasa të zbulosh që, falë edhe kthimit në rritje të të rinjve që kanë studiuar dhe punuar në sektorët e agrikulturës dhe restoranteve në Itali, vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Pjatave tradicionale, si byreku, një ushqim tipik i gatuar me petë të holla të mbushura me perime, djathë ose mish, tashmë i bashkohet një kërkesë për cilësinë e produkteve, mundësisht të stinës. Më pak se 10 km nga Tirana, i riu Flori Uka, i “Uka Farm”, prodhon verë biologjike nga varieteti autokton i rrushit Kallmet dhe ofron, në shami me kuadrate të kuqe dhe të bardha, menu të shijshme të përgatitura me produkte të kultivuara nga familja e tij.

Në në veri, në afërsi të Shkodrës, agroturizmi “Mrizi i zanave” është “sateliti” i lëvizjes “Të ushqehemi shëndetshëm” në Shqipëri. I rrethuar nga qetësia e fshatit, ku një ditë qëndrimi tërheq tjetrën, ideatori i saj, Altin Prenga, merr spunto nga urtësia mijëvjeçare e barinjve dhe metodat e bujqësisë biodinamike. Në fund, rezultati është gjithmonë i njëjti: ulesh për të provuar shijen e “mezes”, përzgjedhjen e antipastave të zonës dhe kuriozitetin e shuan në fund të menusë, kur me të mbërritur në kapitullin “ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi”, nuk i thua dot jo.

Një metaforë, e cila e përshkruan më së miri të gjithë udhëtimin në këtë vend të befasishëm. E afërt në hartë, por e largët në kohë, që zihet në gojë nga të gjithë, por ende e panjohur, që i tremben, por edhe shumë e dëshiruar, Shqipëria nuk ezaurohet me shijimin e parë, por di si të ta mbajë gjallë kuriozitetin nga fillimi në fund.

Etiketa: ButrintgatimeGjirokastërishujItaliksamilmrekulliShqiperiaTiranaVanity Fair

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Spanjollët të mrekulluar me Ermonela Jahon

Spanjollët të mrekulluar me Ermonela Jahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com