Shqipëria ka nevojë për më shumë gra sipërmarrëse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ka nevojë për më shumë gra sipërmarrëse

18:52 | 29/04/2016
në Opinion
0

 

“Mbështetja e femrave në biznes nuk është dhe s’duhet të jetë ҫështje mode, përfitimet e angazhimit të femrave në sipërmarrje shkojnë përtej atyre të burrave”

Nga: Ermira Qosja,Prof.asoc.dr.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të ndodhesh sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, për të folur e ndarë mendime në “Konferencën Vjetore Rajonale të Grave Parlamentare”, me zonja që prej vitesh përpiqen e çojnë përpara çështje të rëndësishme lidhur me të drejtat e grave, shancet e barabarta dhe fuqizimin e tyre në shoqëri, është përgjegjësi e privilegj, dhe për këtë doja të falenderoja organizatoret për mundësinë që më dhanë.

Si pedagoge, e përditshmja ime është mes studentëve, shumë prej tyre janë femra, statistikat zyrtare tregojnë që femrat ndjekin më shumë universitetin në Shqipëri, e për këtë jo vetëm ngjasojmë me Europën e Amerikën, por ndoshta shkojmë pak më tej. Femrat studjojnë më shumë e kanë rezultate më të larta, punojnë mirë në grup, përballojnë sfidën, e duan të renë, janë kreative,  dhe të përgjegjshme.

Në se  se do t’i referoheshim shifrave të papunësisë në Shqipëri, ato mbetem më të larta për femrat, e ndërsa burimet e rritjes ekonomike janë të pakta, mundësitë për t’u punësuar në administratën publike e në kompanitë e mëdha sigurisht janë të fundme, femrat ashtu si meshkujt duhet të gjejnë shtigje për të shkuar përpara,  ato duhet të kthejnë dijet, kreativitetin  e aftësitë e tyre në mundësi punësimi për vete, të shkojnë drejt sipërmarrjes,  të punësojnë të tjerët e të kontribuojnë në këtë mënyrë në ekonominë kombëtare.

Në 2013, Global Entrepreneurship Monitor , evidentoi që janë 126 milion gra që kanë nisur biznese të reja në të gjithë botën, 98 milion gra të tjera janë duke drejtuar bizneset e tyre, pra janë 224 milion gra që po impaktojnë ekonominë globale, sipas Bankës Botëore gratë sot zotërojnë 37% të bizneseve fomale në të gjithë botën.

Për herë të parë në 2013, u evidentua që gratë po ndryshojnë ritmin me të cilin po shkojnë drejt start-up, u shfaqën tre vende në të cilin ky ritëm është më i shpejtë për gratë dhe katër vende të tjera ku ritmi është i njëjtë. Duket se shekulli 21 po përcakton një trend të ri për gratë, ekonomia globale po ndikohet fort gruaja, qoftë kjo konsumatore, menaxhere, sipërmarrëse apo politikane.

Në Shqipëri, bizneset e vogla dhe të mesme, përbëjnë bazën e ekonomisë kombëtare, në numër, kontribut në GDP dhe punësim, rreth 28% e tyre janë sipërmarrje femërore, duke qenë akoma larg mesatares që Banka Botërore jep.

Ne, femrat, duhet të bëjmë përpara dhe në sipërmarrje, kjo është një filozofi dhe kulturë që përpiqem të ndaj me studentet, si pedagoge e biznesit dhe menaxhimit, femrat sipërmarrëse e shikojnë botën me lente të tjera, e për më tepër ato i bëjnë ndryshe gjërat.

Janë disa ҫështje të cilat duhen marrë në konsideratë në mbështetje të sipërmarrjes femërore:

Së pari, aksesi në kapital. Kur shtrohet ҫështja për t’i financuar, femrat ndeshin vështirësi, nga mungesa e kolateralit e  deri në diskriminim gjinor. Kreditë e vogla bëjnë dhe mund të bëjnë diferencën, ka një përqasje të institucioneve financiare në këtë drejtim, por nevojitet  të bëhet një punë më e mirë për t’i dhënë një suport femrave në start up apo rritje të biznesit të tyre.

Së dyti, start up-et kanë nevojë për mbështetje që të zhvillohen, e për këtë kanë nevojiten këshillues e mentorë, që shumë nga industritë sot i kanë. Duhen menduar rrugë e bashkëpunime, për t’ja ofruar femrave këtë mbështetje e cila duhet të jetë reale, përndryshe sigurisht ato do të vazhdojnë të shohin më pak oportunitete për sipërmarrje se burrat.

Së treti,  gratë kanë nevojë për edukim sipërmarrës. Idetë e biznesit mund të lindin në tryezën e kuzhinës apo shkollat e biznesit, por studimet tregojnë që femrat i frikësohen dështimit më shumë se meshkujt. Trajnimi mund t’i pajisë gratë me besimin për të ҫuar para idetë e tyre të guximshme.

Së katërti¸duhen gjetur rrugë konkrete, incentiva që mbështesin sipërmarrjet femërore (ato mikro e small) që punësojmë gratë

Mbështetja e femrave në biznes nuk është dhe s’duhet të jetë ҫështje mode, përfitimet e angazhimit të femrave në sipërmarrje shkojnë përtej atyre të burrave. Gratë sipërmarrëse frymëzojë gratë e tjera për të ndjekur ëndrrat e tyre, ato e kanë më të lehtë të balancojnë punën dhe familjen; në vendet në zhvillim, gratë riinvestojmë 90% të të ardhurave të tyre në familjet dhe komunitetet përreth  tyre,    investimi tek gratë është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët. Bota ka nevojë për më shumë femra sipërmarrëse, dhe femrat sipërmarrëse kanë nevojë për më shumë support, por mbi të gjitha kanë nevojë që femrat të mbështesin njëra tjetrën.

Duket që ka ardhë momenti për një platformë Lean In – të inspiruar nga Sheryl Sanderbeg, një platformë për të çuar femrat përpara në sipërmarrje e në lidership të organizatave të biznesit, për të kapërcyer në rradhë të parë pengesat brenda nesh e mes nesh, pengesat kulturore në organizatat ku punojmë dhe barrierat kulturore të shoqërisë ku jetojmë.

Në se Sheryl mendon që ”Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte ajo ku femrat do të udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive dhe ku meshkujt do të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë”, studimet konfirmojnë korrelacionin midis zhvillimit ekonomik të një vendi e fuqizimit ekonomik të femrës.

Për të kuptuar sa e zhvilluar është një shoqëri, mjafton të shikosh si ajo trajton femrën, përgjigjen besoj e kemi çdo ditë secila prej nesh dhe për këtë tonën.

Gratë duhet të bëjnë përpara, kjo varet nga ne, por varet dhe nga shoqëria e politikëbërja. Gratë duhet të bëjnë përpara, Lean In ja vlen të jetë një nismë për Aleancën e Grave deputete; një nismë e çdo gruaje që mundet të çojë  përpara një “rreth” të sajin, sepse ҫdo grua meriton një Shqipëri më të mirë .

Fjalimi i Petagoges Ermiora Qosja në Konferencën Rajonale të grave parlamentare, zhvilluar në Tiranë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Një tjetër humbje për aktivizmin

Mallkimi i lajmit, që zgjat tri ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025
“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

18:29 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës
  • Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com