Mallkimi i lajmit, që zgjat tri ditë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mallkimi i lajmit, që zgjat tri ditë

18:53 | 29/04/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Ajo që shqiptarët besojnë se është një bestytni e shoqërisë sonë të influencuar nga dramat ballkanike, rrezikon të kthehet në një mallkim me pasoja serioze. E kam fjalën për aksiomën e përsëritur ditë pas ditë në kafenetë e shqiptarëve, se çudia zgjat tri ditë. Këtë fat e kanë lajmet e mira dhe të këqija, tragjeditë dhe komeditë që për fatin e keq konsumohen në sy të opinionit publik në skena reale dhe virtuale, në institucione të duhura dhe të gabuara. Produkti përfundimtar komentohet në harkun maksimal të tri ditëve dhe më pas i vjen radha ngjarjes së radhës.

Kështu ndodh në mënyrë ciklike me pothuajse të gjitha lajmet që konsiderohen si tronditëse në 72 orët e shprehjes së interesit apo habisë për përmasat e ngjarjes. Ky ishte rasti i fenomenit të bullizmit, pas daljes së videos që poshtërohej një 20 vjeçar. Këtë fat pati historia e kërcënimit të rektorit, kur ishte kandidat, pavarësisht se po raportohet ende në media për të, por kryesisht për faktin se ai nuk po identifikon emrin e autorit që i kanosi jetën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Shumë histori të tjera që kanë elementë shokues si për nga varfëria ekstreme, apo denoncime për korrupsion masiv, përfundojnë në stomakun e shqiptarëve si ushqim i përditshëm, pa vitaminat e të cilit nuk do të mund të mbyllej cikli i ditës. Shumica zgjedhin të vetëkurohen duke mos lejuar helmet e jashtme të depërtojnë në sistemin e tyre nervor të tjerë ndihmohen nga fluksi i ndodhive për t’i zëvendësuar me lajmin e fundit, që ndodh të jetë dhe më i rëndë për t’u kapëdirë.

Kësisoj, shoqëria shqiptare po rrezikon të paralizohet dhe të kthehet në një trup i pandjeshëm  ndaj së keqes, të pamoralshmes, të dëmshmes, të dënueshmes. Përgjegjësia nuk është vetëm e individëve, edhe kur ata kanë formimin dhe mundësinë për të qenë llogari kërkues për fenomenet që ndodhin përpara syve të tyre dhe nuk është e largët dita që mund t’u hyjnë edhe në shtëpi. Shoqëritë tentojnë të rrëmbehen nga veçoritë e turmës që sa më shumë është e shtypur dhe e paditur merret përpara nga ata që kanë marrë përsipër ta menaxhojnë me rregulla, ligje dhe institucione garantuese të një bashkëjetese të formalizuar.

Kur institucionet janë të dobëta, të korruptuara, të shitura dhe të blera nga një pakicë drejtuese që e mban vendin peng të interesave të saj për më shumë se dy dekada, lajmi humbet fuqinë e të qenurit i tillë dhe kthehet në një thashethem pikant për debatin e radhës në televizion ose kafene. Të dyja këto të fundit janë institucione që kanë filluar ta konkurrojnë frikshëm njëra­tjetrën për shkak të deformimit të qëllimeve profesionale të medias dhe rritjes cilësore në investime gjithashtu luksoze të kafeneve, por me klientelë të painformuar ose të motivuar nga axhenda dhe interesa të caktuara. Pas dy javësh nga videoja e të rinjve që poshtëruan shokun e tyre dhe e publikuan aktin e tyre të dënueshëm, nuk u ndërmorr asnjë masë që publiku të jetë vënë në dijeni për të hartuar ndonjë ligj apo mekanizëm shtesë që do të ndëshkojë në të ardhmen jo më ndjekje në gjendje të lirë autorët, siç përfundoi rasti i sipërcituar. Tri ditë pas përfundimit të çudisë, duhet të vihen në punë institucionet dhe strukturat e tyre për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla në të ardhmen. Por, që të reagojnë, duhet të kemi institucione si fillim. Dhe që të ngrihen institucionet duhet të ushtrojnë presion të gjithë, duke filluar nga viktimat, te përgjegjësit e krimeve dhe sidomos ata që kanë më shumë në dorë të ndikojnë tek llogaridhënia dhe funksionimi i një shteti ligjor.

/javanews.al/

Etiketa: Ilva Tarelajmimallkimishoqëria shqiptaretri ditëturmëveçorivitamina

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dokrra hini!

Shembja e elitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com