• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, historia e kombit që shpëtoi hebrenjtë njihet ndërkombëtarisht

14:00 | 31/10/2016
në Uncategorized
0

Historia e shqiptarëve, kombi që shpëtoi hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, do të promovohet gjerësisht

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, ka firmosur një  marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve të heronjve të Holokaustit, Yad Vashem në Izrael, gjë e cila do të njohë ndëkombëtarisht historinë e shqiptarëve ku gjatë luftës së dytë botërore kanë shpëtuar hebrejtë.
Yad Vashem është autoriteti më i lartë i përkujtimit të viktimave të holokaustit dhe dhënësi i titullit “Fisnik mes Kombeve”, që përbën vlerësimin më të rëndësishëm për shpëtimtarët e hebrenjve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Arkivës, Ardit Bido dhe kreu i bordit të drejtorëve Yad Vashem, Prof. Dr. Avner Shalev.

“Shqipëria kishte një komunitet prej vetëm 200 hebrenjsh në fillim të Luftës, por në fund të saj kishte mbi 2000 të tillë. Ky numër, pavarësisht se ishte i vogël, vlen për të treguar historinë e veçantë të një populli që kontribuoi për shpëtimin e hebrenjve”, tha z. Shalev.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Bido vlerësoi këtë marrëveshje, si të një rëndësie të veçantë, për shkak të rolit unik që Shqipëria luajti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bido theksoi se Arkivat Shqiptare tregojnë jo vetëm historitë personale të hebrenjve, por përmbajnë edhe dokumente të një rëndësie të veçantë që rrëfejnë rolin e ministrave të asaj periudhe, apo të katër komuniteteve fetare shqiptare për shpëtimin e popullsisë hebreje.

“Historia e Shqipërisë gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, është një moment krenar për vendin tim. Kjo histori nuk duhet fshehur më, nuk duhet të mbetet në Arkiva, pa qenë e aksesueshme për sytë e publikut. Këto burime arkivore duhet të promovohen dhe të shpërndahen në mbarë botën, nëpërmjet mjeteve që na ofron teknologjia. Kjo nuk duhet të bërë për të mirën e hebrenjve dhe Izraelit, e as për të mirën e shqiptarëve e Shqipërisë, por për të mirën e njerëzimit; një provë që edhe gjatë vështirësive, edhe gjatë luftës, edhe gjatë periudhave të errëta të ideologjive ekstreme, ka mjete që njerëzit e zakonshëm mund të përdorin për të shpëtuar konceptet bazike të të qenit qenie njerëzore. Nuk mund të mendoj një vend më të mirë për të gjetur prova të tilla sesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe nuk mund të gjej një bashkëpunëtor më të mirë për një projekt të tillë sesa Yad Vashem, një institucion udhëheqës në përpjekjen për të bërë njerëzit të mos harrojnë të shkuarën për të mos u përsëritur marrëzia e shekullit të kaluar”, është shprehur z. Bido.

Lexo edhe

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –

/topchannel/

Etiketa: Ardit BidoAutoriteti i Përkujtimit të Martirëve të heronjve të HolokaustitDrejtori i Përgjithshëm i ArkivavehebrenjtëmarrëveshjaShqiperia

Të Lidhura

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

nga 27
15:47 | 30/01/2023
0

Mesatarisht, çdo ditë dy çifte në qarkun e Elbasanit i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës. Shkaqet janë komplekse, ndërsa...

Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

nga 27
15:27 | 30/01/2023
0

Partia Demokratike ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Alabarin për Durrës Yacht Marina. Zedhënësja e PD-së, Floriana Garo tha...

EMRAT/Bënin ‘kërdinë’ në vilat e italianëve, pranga 3 ‘skifterëve’

I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –

nga 27
15:25 | 30/01/2023
0

Ekipi i dëbimit të Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të një 42-vjeçari shqiptar të...

Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

nga 27
15:19 | 30/01/2023
0

Në vendin tonë futen ilaçe kontrabandë dhe të pakontrolluara. Këto nuk janë thashetheme, por informacione që i zbulon Kontrolli i...

Para
Happy Halloween… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Happy Halloween... Foto LSA/ Gent Shkullaku

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

15:47 | 30/01/2023
Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

15:27 | 30/01/2023
EMRAT/Bënin ‘kërdinë’ në vilat e italianëve, pranga 3 ‘skifterëve’

I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –

15:25 | 30/01/2023
Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

15:19 | 30/01/2023
Jemi pro kandidatëve të përbashkët me Berishën –

Jemi pro kandidatëve të përbashkët me Berishën –

15:15 | 30/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –
  • Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –
  • I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –
  • Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –
  • Jemi pro kandidatëve të përbashkët me Berishën –
  • Laçi fiton me përmbysje rezultati ndaj Teutës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –
  • Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com