Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin PO-në, Macron refuzon në mënyrë strikte – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin PO-në, Macron refuzon në mënyrë strikte

09:58 | 18/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Pavarësisht dakordësimit me Londrën për Brexit-tn, samiti i BE-së (17.- 18.10) ka ende tema të hapura si politika e personelit, financat dhe zgjerimi i BE-së. A do të ketë përgjigje?

Nga Deutsche Welle

Drama e Brexit-it mori një zgjidhje, pasi krerët e BE-së në samitin e Brukselit (17.10) ranë dakord me Londrën për një marrëveshje për mënyrën e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Pjesëmarrësit në samit i kanë mbyllur konsultimet për Brexit-in, komunikoi zëdhënësi i BE-së në mbrëmje në Bruksel. Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk pas kësaj deklaroi në një konferencë shtypi, se ka pasur sukses, pasi kryeministri britanik Boris Johnson pranoi kontrollet doganore në pikat hyrëse për në Irlandën e Veriut. Tusk njëkohësisht theskoi, se është garantuar uniteti i tregut të brendëshëm.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Cilat janë çështjet problematike, përtej Brexit-it?

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka ardhur disi i fyer në Bruksel. Kanidatja e tij për postin e komisares së BE-së u hodh poshtë nga Parlamenti Europian – një kundërshtim që Macron ia ngarkon presidentes së re të Komisionit të BE-së, politikanes gjermane Ursula von der Leyen. Në kuadër të samitit liberali Macron dhe konservatorja von der Leyen duan të peshojnë, se për cilën kandidat apo kandifdate të re nga Franca mund të merret miratimi nga Parlamenti.

A janë vallë për këtë arsye të rënduara raportet gjermano-franceze? Tek e fundit von der Leyen është një ndër më të besuarat e kancelares gjermane Angela Merkel. Disa diplomatë të BE-së mendojnë, se refuzimi i kandidates së Macron-it Sylvie Goulard është si të thuash hakmarrja e kryetarit të grupit parlamentar të konservatorëve Manfred Weber. Sepse zgjedhjen e këtij të fundit si president i komisionit të ri e pengoi presidenti i Francës Macron duke propozuar në vend të tij Ursula von der Leyen.

Kancelarja Angela Merkel ishte përpjekur që të qendronte larg debateve të fundit për personelin. Me sa duket ajo nuk e ka nën kontroll grupin parlamentar të partive konservatore në Parlamerntin Europian. Von der Leyen në nëntor do t’i paraqesë sërish parlamentit për miratim ekipin e saj të ri. Nuk është e sigurt nëse ajo do të marrë shumicën.

Zgjerimi rëndon raportet gjermano-franceze

Krejt i vetëm mbetet presidenti francez Macron lidhur me çështjen e zgjerimit të BE-së. Kancelarja do patjetër të përpiqet për fillimin e bisedimeve të antarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Macron i refuzon në mënyrë strikte bisedimet e antarësimit, ndonëse Komisioni i BE-së, Parlamenti e pothuajse të gjitha shtetet anëtare i konsiderojnë të përmbushura kushtet.

Këtu pra nuk kemi të bëjmë me një konflikt mes Merkel-it dhe Macron-it, por të Francës ndaj pjesës tjetër të BE-së. Në mbledhjet përgatitore të këshillit të ministrave ministri gjerman i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme, Michael Roth, u shpreh mjaft i zhgënjyer nga qendrimi i Francës.

Por sipas Macron-it qendrimet e ndryshme lidhur me çështje të veçanta politike janë pjesë e një partneriteti. Këtë ai e pati thënë edhe në prill, kur Gjermania dhe Franca kishin qendrime me disa dallime lidhur me dramën e Brexit-it. Në dialogun mes dy vendeve kërkohet që “ndonjëherë të pranohen konfrontime të frytshme, por që në fund gjejnë një kompromis”, është shprehur Macron.

Diplomatët e BE-së nuk mendojnë, se lokomotiva gjermano-franceze çalon në BE, për më tepër që BE pas përpjekjeve të gjata arriti të miratojë buxhetin e Euro-Zonës për investimet, për të cilin Macron u grind gjatë dhe Gjermania u tërhoq duke pranuar një volum të moderuar.

Plani financiar afatgjatë

Nuk ka unanimitet lidhur me paratë. Kryetarët e qeverive dhe të shteteve  të të gjtiha vendeve anëtare do të debatojnë ashpër për buxhetin prej shtatë vjetësh të BE-së nga viti 2021 deri më 2027. Gjermania bën pjesë në grupin e paguesve më të mëdhenj neto, që duan ta mbulojnë buxhetin e BE-së me 1,0 përqind të rendimentit ekonomik europian.

Komisioni i BE-së pati propozuar 1,13 përqind. Për shkak të daljes së britanikëve do të ketë një boshllëk të madh në të ardhurat, që duhet të plotësohet prej kursimeve dhe kontributeve më të mëdha të vendeve që paguajnë neto. Franca nuk do t’i prekë subvencionet për bujqit e saj. Gjermania argumenton, se duhen më shumë para për inovacione, për migrimin dhe shpenzimet për të ardhmen. Vendet marrëse të ndihmave neto janë kundër, sepse nuk duan të shkurtojnë subvencionet për rajonet e dobëta të BE-së, që janë përfituesit kryesorë. Një marrëveshje lidhur me kuadrin buxhetor do të jetë e mundur ndoshta pas një viti. Gjermania është me distancë paguesi më i madh neto dhe që vitin e ardhshëm do të ketë presidencën e radhës në BE.

Etiketa: “Maqedonia e Veriutçështjet problematikeEmmanuel MacronKancelarja Angela MerkelPresidenti i Francësraportet gjermano-francezeShqiperia

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Kryeministri i Holandës: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë të gjatë

Kryeministri i Holandës: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë të gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com