• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Shpresë në drejtësinë hyjnore (Vështrim mbi dramën ‘Karrika e nxehtë’)

11:38 | 08/02/2016
në Uncategorized
0

Nga  Albinot Maloku

(Vështrim mbi dramën ‘Karrika e nxehtë, i autorit Sokol Plakolli, Shkabat, Prishtinë, 2016)

Lexo edhe

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

“Karrika e nxehtë” është drama më e re e autorit (regjisorit dhe aktorit) Sokol Plakolli e cila vjen për publikun shqiptar dhe të huaj në format libri, në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe boshnjakisht. Nga tematika e dramës mund të themi se autori, idenë fillestare të tij e ka nisur që moti dhe ngjarjet e zhvilluara në këtë vepër i bashkëndjenë secili nga popujt e Ballkanit në formën e vet, dhe sidomos ata popuj që e kanë përjetuar përgjakjen nga urdhërdhënësi i krimeve Sllobodan Millosheviqit, e me theks të veçantë nënat që kanë humbur fëmijet e tyre nga ky kasap i Ballkanit. Drama zhvillohet në botën e përtejme, dhe përcjellë etjen për drejtësinë, sidomos drejtësinë hyjnore e cila është shpresa e fundit për viktimat e kriminelit që Gjykatat e kësaj bote nuk arriten ta gjykojnë me drejtësinë e tyre.

Prej kur ekziston drama e letërsia, tematika e luftës është prezente dhe së cilës temë ende nuk po i duket fundit, e me gjasë kjo tematikë do të jetë prezente sa të ketë jetë në këtë botë. Drama “Karrika e nxehtë” shtjellon në temën bazë të saj luftën, e sidomos pasojat e pasluftës dhe kërkimin e drejtësisë nga viktimat për kriminelët dhe bëmat e tyre.  Autori Plakolli përmes kësaj drame, e cila përveç se si botim është shfaqur edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, por që pa shpjegime bindëse është pezulluar, sjellë personazhe që historia nuk do ti harroj kurrë. Personazhi kryesor i dramës është nëna, të cilën autori e vendos në piedestalin e saj kryesor, e që është padyshim butësia, burimi i jetës, mëshira, sakrifica, krenaria, nderi, paprekshmëria dhe fuqia për të provuar të falmen edhe kur ajo nuk mund të imagjinohet. Nisur nga këto, autori Plakolli është kozmopolit dhe për të nëna, pa dallim kombi, race, gjuhe, kulture, shteti, feje është nënë, dhe në dramen e tij thotë: “Po lëndove një nënë, ke lënduar nënat e botës”. Më pastaj autori e lokalizon vuajtjen e nënës përmes personazhit të nënës kosovare dhe luften e saj në kërkim të drejtësisë për vuajtjet e shkaktuara nga ata të cilëve nuk u pati asgjë borgj për të përjetuar ato vuajtje. Nëna e pa kënaqur me drejtësinë e Gjykatave të kësaj bote, ndaj atij që e përvuajti, e përvëlojë zemren e saj, si pasojë e vdekjes së kasapit të Ballkanit, para se ti përfundonte procesi gjyqësor, ajo thotë: “Por tashmë ai ka vdekur. Mua nuk më ka mbetur tjetër pos të pres ‘Gjykimin e botës së përtejme’.

Autori i dramës “Karrika e nxehtë”, Sokol Plakolli, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq e personifikon me personazhin e diktatorit, i cili sikur iku tinëzisht nga drejtësia e gjykatave të kësaj bote, por që gjykimi i tij vazhdon, sipas dramës së Plakollit në botën e përtejme. I pakënaqur si gjithsecili në Ballkan me Tribunalin e Hagës për krimet e ndodhura në hapësirën e ish-Jugosllavisë, autori Plakolli e vendos personazhin e Millosheviqit në karrikën e zjarrtë dhe të nxehtë të gjyqësisë hyjnore. Autori përmes personazhit të Diktatorit, i personifikon të gjithë ata lider që viktimizuan popuj të ndryshëm, nga mendimi që kurrë dhe në asnjë moment nuk do të gjykohen për gjenocidet e holokaustet e përjetuara nga popujt të ndryshëm. Nisur nga rrjedhat e tanishme nëpër botë, në të cilen ende po shkaktohen gjenocide e krime nga diktator të kalibreve të ndryshme, autori Plakolli përmes dramës së tij, ‘Karrika e nxehtë’, me bërtim do që tua rikujtoj edhe këtyre që nuk do të mund ti ikin drejtësisë. Drama edhe pse zhvillohet në botën e përtejme, si e tillë do të ngelet dramë e përtejme me një mesazh shumë të fortë: ‘Drejtësia do ta gjejë gjithësecilin’.

Duhet rikujtojmë se drama është konverzacionale, që themelet e saja i mbështet në dialogun e zhvilluar mes diktatorit e nënës së tij, të cilën ai edhe e fajëson, edhe kërkon ndihmen e saj, por edhe i qjerrë fytyren e vërtet. Më pastaj dialogu mes diktatorit dhe nënës kosovare si dhe zërit të nënave që nxjerrin zëra sikur një korë me tinguj të njejt. Drama fillon edhe me një monolog të diktatorit, i cili edhe në karriken e nxehtë tek sa digjet, nxjerr mentalitetin e tij prej të retarduari dhe me injorancë e sarkazëm i nënçmon e përqeshë prononcimet e liderëve botëror të kohës që lajmet i transmetojnë pas vdekjes së tij. Ndjenja e katarzisit nuk duket gjë kundi tek diktatori, edhe pse nga ai presin të gjithë ndryshimin dhe ndryshimi është fillimi i pranimit të fajit dhe kërkim falja.

Drama ‘Karrika e nxehtë’ e thyen formatin e kohës, vendit, ngjarjes dhe kjo nga se zhvillohet në një kohë e vend që nuk mbështetet në të provuar por në të besuar dhe kjo paksa e sakralizon dramën. Autori nuk i jep vetës të drejtën ta gjykojë askënd, këtë e shpreson vetëm tek drejtësia hyjnore, mirëpo provon që ta familjarizoj ngjarjen përmes imazheve të kësaj bote me ndërhyrjen e pastërtisë hyjnore.

Shtatë pjesët apo siç janë të shënuara në formatin e botuar të kësaj drame, tablot janë të ndara dhe lexuesi edhe pa e parë në skenë mund t’ia krijoj vetës imazhin si në formë filmi për të gjitha ngjarjet.

Mesazhi kryesor të cilit autori i mëshon përmes ‘Karrikës së nxehtë’ është kërkim falja dhe pranimi i fajit. Kërkim falja është shenja e parë e cila ia qetëson shpirtin edhe të vrarëve e të varrosurve, por edhe të mbijetuarve. Kërkim falja është kryefjala e të gjitha nënave, kërkim falja është hapi i parë drejtë katarzisit. Këtë autori Plakolli përmes dramës së tij nuk e lanson si kërkesen dhe mesazhin kryesor, sa për tu dukur vetëm kushtëzues i arritjes së një qetësie mes viktimave e kriminelit, por nga se beson fuqishëm se kërkim falja e mëshiron edhe kriminelin. E mëshiron, nga se e nxjerr nga errësira e tij, edhe diktatorin, për ta parë krimin dhe për ti eksploduar ndërgjegjja të cilin çdo krijesë e në veten e tij e ka, si dhuratë nga Krijuesi. Këtë kërkesë e kanë parashtruar edhe boshnjakët, edhe kroatët e edhe shqiptarët ndaj pasardhësve të fronit të diktatorit Millosheviq dhe kjo kërkesë ende vazhdon të mos gjejë pasardhës të tij, me kurajo për ta pranuar dhe shprehur këtë kërkim falje me përulësi e sinqeritet. Kërkim falja është thirrje e të gjitha kombeve, feve, racave, gjinive, orientimeve të çfarëdollojshme, por edhe kërkesë kryesore e Krijuesit për krijesën e tij. Pra, kërkim falja është hapi i parë dhe mesazh kryesor edhe i dramës ‘Karrika e nxehtë’ të autorit Sokol Plakolli.

Të Lidhura

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

nga 27
11:46 | 07/06/2023
0

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë...

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

nga 27
11:36 | 07/06/2023
0

Shqiptarja, Jasmina Cunmulaj është shpallur në 2016 Miss Michigan. Pavarësisht sukseseve, ajo vendosi që ta lërë modelingun dhe t’i përkushtohet...

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

nga 27
11:32 | 07/06/2023
0

Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, është projekti që u përdor më së shumti...

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

nga 27
11:30 | 07/06/2023
0

Policia Kombëtare ka lokalizuar të martën eshtrat e Sibora Gaganit vajzës shqiptare,   në banesën që ajo ndante me partnerin e...

Para
Beteja shqiptare për Kriporen e Ulqinit, e gllabëruar nga familja e Gjukanoviçit

Beteja shqiptare për Kriporen e Ulqinit, e gllabëruar nga familja e Gjukanoviçit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

11:46 | 07/06/2023
Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

11:36 | 07/06/2023
Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

11:32 | 07/06/2023
“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

11:30 | 07/06/2023
Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së, ‘rikthimi’ i Bashës ndez debate –

Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare

11:24 | 07/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –
  • Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –
  • Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –
  • “E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –
  • Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare
  • Dea Mishel flet për partnerin ideal: Dua dikë që të më udhëheqë

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –
  • Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com