Shpëtoni Tahirin, burgosni Lubonjën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtoni Tahirin, burgosni Lubonjën!

18:40 | 25/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ergys Mërtiri

Kryetari i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja tha në emisionin “Të paekspozuarit” se Fatos Lubonja po bën thirrje për “krijim turbullirash” gjë që “është e dënueshme nga kodi penal”. Duke i shtuar kësaj edhe deklarimin se ai duhet dënuar penalisht “në një shtet ku funksionon ligji” (e, në këndvështrimin e zoti Manja, Shqipëria është një shtet i tillë tashmë me qeverisjen e partisë së tij), gjithçka kthehet në një kërcënim të drejtpërdrejtë, për Lubonjën dhe të tjerët si ai.

Natyrisht, shprehje të tilla, të ardhura për më tepër nga kryejuristi i parlamentit, tregojnë se në çfarë niveli qesharak e gjynahqar ka rënë qeverisja. Në një kohë kur z. Manja u ekspozua gjerësisht si mbrojtësi kryesor i Tahirit në seancën e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, sot ai i tregon publikut kodin penal, kundër një prej zërave më të pakompromis në zbardhjen e të vërtetave të paimagjinueshme që po ngjasin në këtë vend!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ulsi Manja, ndoshta mund të mos e dijë, por liria e shprehjes është një nga parimet themelore të një vendi demokratik dhe prevalon edhe përballë rasteve të abuzimit me të (sikur të kishte ndopak abuzim në ato çfarë thotë Lubonja). Nga ana tjetër, Manja duhet të dijë se, si njeri në pushtet, e aq më tepër, në një pushtet të zhytur në llucën e horrave kriminelë e trafikantë, është në konflikt interesi me fjalën e lirë dhe nuk ka gojë të flasë kundër për të.

Ndoshta z. Manja do të ishte jurist i shkëlqyer gjatë kohës së Enverit, ku edhe mund të akuzojë njerëz për agjitacion e propagandë, dhe grup armiqësor në bashkëpunim me armikun e klasës. Lubonja e ka bërë njëherë një burg me akuza të tilla, gjatë kohës kur partia e z. Manja udhëhiqte e vetme nga fitorja në fitorje.

Por, dikush duhet t’i tregojë atij se jetojmë në kohë të tjera, dhe pavarësisht se shefi i tij po qeveris me të njëjtat mjete dhe duket se po e rikthen deri diku epokën e lavdishme të marksizëm-leninizmit, përsëri disa gjëra kanë humbur përgjithmonë. Për këtë arsye, përpjekja anakronike e z. Manja për të rimishëruar figurën e Aranit Çelës prodhon vetëm humor.

Tragjik këtu është fakti që, ndërsa njerëz si ai shfaqen kaq “të aftë” e të predispozuar për të zbuluar grupe armiqësore, shqisat e tyre janë totalisht jashtë funksionimi për të parë grupet kriminale, me të cilët bashkëqeveris udhëheqja e partisë së tij.

http://www.civitas.al/opinione/shpetoni-tahirin-burgosni-lubonjen-nga-ergys-mertiri

Etiketa: ergys mertiriFatos LubonjaSaimir Tahiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
A do kapen “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri?  Ja si përgjigjet eurodeputeti Kukan

A do kapen “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri? Ja si përgjigjet eurodeputeti Kukan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –

19:45 | 24/02/2026
Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –

19:43 | 24/02/2026
Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

19:29 | 24/02/2026
Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

18:19 | 24/02/2026
Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

18:09 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –
  • Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –
  • Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –
  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –
  • Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com