Shpëtim Idrizi/ Homazh në varrezat e Kllogjerit (film+foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi/ Homazh në varrezat e Kllogjerit (film+foto)

14:25 | 27/06/2021
në Kryesore
0

“Java Çame” kulmoi me homazhet në Varrezat Monumentale në Kllogjer të Sarandës, ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë. Mijëra qytetarë shqiptarë, ndër ta edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut, iu bashkuan aktivitetit të organizuar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shoqata “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini, në përkujtim të 77-vjetorit tëgjenocidit grek mbi popullsinë çame, ndërsa u zbulua edhe njëpllakatë përkujtimore.

Në këtë Varrezë Monumentale prehen 2900 burra, gra, fëmijëdhe të moshuar të cilët pasi u dëbuan nga tokat e tyre në Çamëri prej bandave të Napoleon Zervës, humbën jetën tragjikisht nga etja, uria dhe sëmundjet, gjatë marshimit drejt Shqipërisë.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh se në Shqipëri janë 300 mijë banorëçamë të cilët presin të kthehen në tokat e të parëve të tyre, ndërsa e cilësoi absurd Ligjin e Luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë. Ajo që Greqia nuk e ka bërë ende, shtoi Idrizi, është kërkim ndjesa për gjenocidin ndaj çamëve.

Read more

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

“27 qershori i vitit 1944 ishte një ndër tragjeditë më të mëdha në historinë njerëzore që ndodhi mbi anëtarët e Komunitetit të Shqiptarëve të Çamërisë, vetëm sepse ata ishin shqiptarë. Janë 300 mijë shqiptarë të Çamërisë që ndodhemi këtu me trupin në Shqipëri, me kokën dhe zemrën në Çamëri, pikërisht nga kjo padrejtësi e madhe historike. Sot e kësaj dite genocidi nuk është dënuar. Duam që të kemi fqinjësi të mirë, dy popuj që shkojnë e vijnë. Të kthehemi në trojet tona, por s’mund të vazhdojmë sot të kemi një Ligj Lufte dhe të heshtim për këtë gjë”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU deklaroi se kjo forcë politike do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë në shtator, për të rikthyer edhe njëherë çështjen çame në institucionet shqiptare si dhe për të shtyrë qeverinë në raport me Athinën, për të drejtat e popullsisë shqiptare të Çamërisë.

“Ne do të jemi në Parlamentin e Shqipërisë, për t’i bërë thirrje dhe për të trimëruar qeverinë shqiptare, institucionet, që mos të jenë të intimiduar sepse kur thashë që genocidi s’është dënuar dhe vazhdojnë të shkelen të drejtat e njeriut, kam parasysh faktin që në mënyrë absurde mbajmë një Ligj Lufte me Greqinë”.

Idrizi vërejti gjithashtu se pasojat e spastrimit etnik dhe gjenocidit vazhdojnë akoma mbi pasardhësit e atyre që u dëbuan nga trojet e tyre 77 vjet më parë, pasi Greqia nuk i lejon as të vizitojnë tokat dhe shtëpitë e gjyshërve.

“Kjo masakër, torturë, spastrim etnik, ishte nga më të egërit në historinë botërore, një masakër me përmasa të tilla e cila vazhdon të kryejë efektet e saj mbi ne shqiptarët e Çamërisë, sepse babai im nuk mundet sot akoma të shkojë e të trashëgojë në Çamëri pikërisht ato që i takonin, e drejta e jetës, e pronës, e drejta për të qenë shtetas, as unë e as im bir nuk e ka të drejtën për të trashëguar pikërisht trashëgimitë familjare që na takojnë ne, sepse shqiptarëve të Çamërisë i është prerë e drejta e jetës. Pasojat e saj vazhdojnë të jenë prezente edhe sot”, tha mes të tjerash Idrizi.

Hekuran Halili, themelues i shoqatës patriotike Çamëria tha se çamët u vranë dhe u masakruan vetëm se ishin shqiptarë dhe nuk pranuan të deklarohen si grekë, apo të ndërronin fenë.

Kreu i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu tha se ky pelegrinazh forcon amanetin e të parëve për Çamërinë, duke shtuar se çamët janë i vetmi popull në botë që nuk viziton dot varret e të parëve në tokat e tyre.

Vitin e ardhshëm në Varrezat Monumentale të Kllogjerit do tëçelet edhe një ekspozitë e cila do të rrëfejë kulturën dhe historinë e Çamërisë, për ta kthyer kështu këtë vend në njëdestinacion historik, kulturor dhe patriotik për të gjithëshqiptarët që do të kalojnë aty.

“Java Çame” kulmoi edhe në Shkup e Prishtinë me aktivitete tëshumëllojshme në përkujtim të 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi popullsinë çame.

Etiketa: CameriahomazhePDIUShpetim Idrizi

Të Lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

nga 27
14:22 | 02/06/2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Para
Basha: Shqipëria e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE, qeveria ia ka besuar infrastrukturën PPP-ve

Peshku qelbet nga koka’, Basha shpeshton sulmet ndaj Ramës, pas periudhës së ”pushimit”: Trushpëlarë…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026
Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com