Shpëtim Idrizi: Akademia e Shkencave po fle gjumë për Çështjen Çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Akademia e Shkencave po fle gjumë për Çështjen Çame

11:38 | 19/06/2016
në Shqiperi
0
Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke votuar gjate zgjedhjeve per kryetarin e ri te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, voting during the elections for the new leader of the Party for Justice, Integration and Unity.

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke votuar gjate zgjedhjeve per kryetarin e ri te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, voting during the elections for the new leader of the Party for Justice, Integration and Unity.

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi se do të ndërmeren hapat deri në zgjidhjen ligjore, ndërsa do të regjistrohen të gjithë qytetarët e komunietit çamë. PDIU firmos memorandum me Shoqatën “Çamëria” për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Ai akuzoi akademikët grekë se kanë blerë historinë dhe të vërtetën, ndërsa tha se Akademia Shqiptare e Shkencave po rri duar kryq.

Shpëtim Idrizi: “Ne kemi vendosur Çështjen Çame në kohë dhe në hapësirën e duhur. Ne si PDIU dhe grupi themelues i saj e kuptuam se nuk është koha e një partie krahinore apo regjionale, pasi do të ishte egoizëm i pakuptimtë dhe vetëvrasës. Ne po shtrihemi në të gjithë hapësirën kombëtare e do të jemi më të fortë. Së shpejti do të hapet një portal online për të regjistruar të gjithë shqiptarët e Çamërisë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ja teksti i plotë i Memorandumit:

Memorandum Partneriteti Strategjik

ndërmjet

Shoqatës “Çamëria”

dhe

Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Shoqata “Çamëria” dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, si dy subjekte të pavarura me autonomi organizative dhe veprimi:

Duke konsideruar Çështjen Çame, si pjesën më të ndjeshme të çështjes shqiptare në Greqi, si plagën më të madhe të kombit shqiptar në viset e veta etnike; si pjesë e pandarë e çështjes kombëtare që ka mbetur pazgjidhje në përputhje me dokumentat më të përparuara ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut;

Duke vlerësuar kontributin e palëve në avancimin e Çështjes Çame drejt rrugës së zgjidhjes përfundimtare të saj;

Duke njohur vlerat dhe historinë e Shoqatës “Çamëria”, si shoqata e vetme që përfaqëson të gjithë shqiptarët e Çamërisë dhe si shoqatën e parë pluraliste në Shqipëri për mbajtjen gjallë të kësaj çështjeje, forcimin e ndjenjës së përkatësisë dhe bashkësisë mes vetë çamëve dhe kombit shqiptar ;

Duke njohur kontributin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në përfaqësimin politik për kombëtarizimin dhe ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame si pjesë e çështjes kombëtare në përgjithësi;

Të bindur se çështja e shqiptarëve të Çamërisë si çështje kombëtare e çdo shqiptari pavarësisht gjinisë, fesë, bindjeve politike, prejardhjes, vendbanimit etj., është një çështje e lirive të drejtave universale të Njeriut, plotësisht e zgjidhshme brenda kuadrit juridik ndërkombëtar;

Në frymën e këtij kuadri juridik ndërkombëtar, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, datë 08.04.2004, “Për zgjidhjen e Çështjes Çame”, si edhe ligjit 7839, datë 30.06.1994, “Për shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar si dita përkujtimore e genocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë”;

Bazuar në statutet e palëve;

Shoqata “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (këtu e në vijim: PDIU) lidhin, sipas dispozitave në vijim, këtë

Memorandum Partneriteti Strategjik

Neni 1

Qëllimi

Ky memorandum ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëveprimit ndërmjet Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU-së, përfaqësimin e ndërsjellë të palëve në strukturat përkatëse dhe bashkëpunimin e palëve në zgjidhjen e Çështjes Çame.

Neni 2

Palët dhe termat e përdorur

  1. Palët njohin se “Çështja Çame”, ose “çështja e shqiptarëve të Çamërisë”, nënkupton rikthimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë si pjesë e komunitetit shqiptar në Greqi, të drejta parashikuara në Konventat ndërkombëtare, por të mohuara me ligjet diskriminuese të vendit fqinjë, për ata ish-shtetas grekë që nuk kanë kombësi greke përkatësisht:
    1. E drejta e rikthimit në trojet amtare, të shqiptarëve të dëbuar në genocidin e ushtruar nga shteti dhe forcat paramilitare greke në vitet 1912-1944,;
    2. E drejta e rikthimit të shtetësisë për shqiptarët e dëbuar në genocid dhe trashëgimtarët e tyre që e kërkojnë një gjë të tillë;
    3. E drejta e rikthimit të pronave të shqiptarëve të Çamërisë, të konfiskuara nëpërmjet vendimeve gjyqësore, reformave agrare dhe ligjit të luftës të shpallur nga Greqia, që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për shkak të diskriminimit mbi baza kombësie;
    4. E drejta e njohjes së statusit të pakicës kombëtare për shqiptarët e Çamërisë, të cilët vijojnë të jetojnë në trojet kombëtare, si edhe për të rikthyerit;
    5. E drejta e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në Çamëri;
    6. E drejta për të nderuar të vdekurit e pafajshëm që gjenden në territorin grek, nëpërmjet monumenteve, varrezave, etj:
  2. Palët promovojnë zgjidhjen tërësore të Çështjes Çame, kombëtarizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj dhe vlerësojnë se zgjidhja e Çështjes Çame nënkupton zgjidhjen e plotë të të gjitha dimensioneve të përcaktuara në nenin 2, pika 1, të këtij memorandumi.
  3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet njeh Shoqatën “Çamëria”, si përfaqësuesen e vetme legjitime të të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, pavarësisht bindjeve politike të tyre.
  4. Shoqata “Çamëria” njeh Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, si një parti mbarëkombëtare, jokrahinore, që promovon të gjitha çështjet kombëtare shqiptare, me ideal parësor bashkimin kombëtar dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të kombit, përfshi, dhe veçanërisht, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Neni 3

Fushat e Bashkëpunimit

Palët do të bashkëpunojnë në promovimin e zgjidhjes së Çështjes Çame, si edhe promovimin e kulturës dhe historisë së shqiptarëve të Çamërisë, nëpërmjet koordinimit të aksionit politik, legal, kulturor, etj në fushat e mëposhtme të:

  1. Lobim dhe trysni pozitive e përbashkët ndaj shtetit shqiptar për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame në përputhje me parimet e njohura diplomatike të barazisë, reciprocitetit, në frymën e dinjitetit kombëtar.
  2. Lobim për ndërkombëtarizimin e çështjes çame në kancelaritë evropiane, institucionet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  3. Lobim dhe trysni pozitive e përbashkët për sensibilizimin e mëtejshëm të të gjithë faktorëve të politikës shqiptare për Çështjes Çame.
  4. Bashkëveprim për mbledhjen e dokumenteve ligjore dhe historike të shqiptarëve të Çamërisë, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për zgjidhjen ligjore të Çështjes Çame.
  5. Regjistrim i gjithë komunitetit brenda dhe jashtë vendit, dokumentim i gjithë humbjeve në jetë njerëzore, atyre materiale, etj.
  6. Mbështetje e gjithë aktiviteteve studimore akademike, aktiviteteve sensibilizuese, brenda dhe jashtë vendit për të njohur çështjen çame.
  7. Zhvillim i aktiviteteve të përbashkëta kulturore e përkujtimore, për 27 qershorin, si “Dita përkujtimore e genocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë”.
  8. Respektimin e kujtimit të viktimave të genocidit, nëpërmjet aktiviteteve kulturore, pelegrinazheve në Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer etj.
  9. Bashkërendim i përpjekjeve për krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit me shqiptarët e Çamërisë, që jetojnë ende në trevat kombëtare, apo që janë dëbuar përgjatë viteve 1912-1937, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi.
  10. Bashkërendim i përpjekjeve për krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit me grupimet e tjera të popullsisë në Greqi që kanë pësuar fat të ngjashëm me shqiptarët e Çamërisë, si hebrenjtë, maqedonasit, etj.
  11. Organizim i përbashkët i tubimeve, protestave, takimeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera, me qëllim avancimin e Çështjes Çame.
  12. PDIU merr përsipër përfaqësimin politik të Çështjes Çame, në Kuvendin e Shqipërisë dhe në institucionet e tjera ku bën pjesë.

Neni 4

Përfaqësimi i ndërsjellë

Me qëllim bashkërendimin më të mirë për bashkëveprimin mes palëve, Shoqata “Çamëria” dhe PDIU do të kenë përfaqësim ex-officio të ndërsjellë në organet drejtuese përkatëse, si më poshtë:

  1. Kryetari i Shoqatës “Çamëria” do të jetë nënkryetar i PDIU-së deri në zgjidhjen përfundimtare të Çështjes Çame. Kryetarët e degëve të Shoqatës “Çamëria” do të jenë nënkryetarë të degëve të PDIU-së në territorin përkatës.
  2. Kryetari i PDIU-së do të jetë anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Çamëria”. Deputetët e PDIU-së, me prejardhje nga shqiptarët e Çamërisë, do të jenë anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Shoqatës “Çamëria”.
  3. Nëse kryetari i Shoqatës “Çamëria”, ose kryetarët e degëve të saj, nuk janë anëtarë të PDIU-së, kryesia e Shoqatës ose e degës së saj do të zgjedhë nënkryetar të PDIU-së, një anëtar të kryesisë së Shoqatës, që është njëherazi anëtar i PDIU-së.
  4. Nëse kryetari i PDIU-së nuk është me prejardhje nga shqiptarët e Çamërisë, kryesia e PDIU-së do të zgjedhë anëtar të kryesisë së Shoqatës “Çamëria”, një anëtar të kryesisë së PDIU-së, që është me prejardhje nga shqiptarët e Çamërisë.

Neni 5

Dispozita kalimtare

  1. Memorandumi hyn në fuqi, pas ratifikimit në organet drejtuese të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU-së, sipas statuteve përkatëse.
  2. Memorandumi regjistrohet si shtojcë e statuteve të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU-së.
  3. Kohëzgjatja e memorandumit është pa afat.
  4. Palët mund të anullojnë memorandumin me vendim me shumicë 2/3 të organit që e ka ratifikuar. Në këtë rast, palët duhet të lajmërojnë njëra-tjetrën 40 ditë përpara mbledhjes së organit me rend dite anullimin e memorandumit.
  5. Memorandumi është përpiluar në 2 (dy) kopje origjinale në gjuhën shqipe.
Për Për
Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shoqatën “Çamëria”
Shpëtim IDRIZI Abaz HADO
   
Kryetar Kryetar
Etiketa: Akademia e ShkencaveÇështjes ÇamehebrenjtëPartia DrejtësiPartia për Drejtësi Integrim dhe UnitetShoqata CameriaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Harta ruse/ Ja sa e madhe ishte Shqipëria në vitin 1881

Harta ruse/ Ja sa e madhe ishte Shqipëria në vitin 1881

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com