Shoqata Çamëria dhe PDIU: Të pajisen me pasaportë të moshuarit që kanë lindur në Çamëri ose do përgjigjemi me forcë

Duhet të lëçisni

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator,...

Zbardhet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare, si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare, edhe pse ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar. Komisionet e përhershme...

Shefi Ekzekutiv i Modernas: Pandemia mbyllet brenda një viti

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron...

Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë: Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar të enjten pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinjë...

Shoqata Çamëria dhe PDIU  deklarojnë se marrëveshja e papërgjeshme e toponimeve, e denoncuar  ashpër prej vitesh prej tyre, lidhur midis Shqipërisë dhe Greqisë, e nënshkruar nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, sot po del në dritë për shqiptarët.

Ata denoncojnë faktin se shqiptarët e Çamërisë nuk pajisen dot me pasaporta shqiptare, ndërsa kërkojnë më ngulm që mijëra shqiptarë që kanë lindur në Çamëri, tu kthehet çdo e drejtë në bazë të konventave ndërkombëtare.

“Nëse shteti shqiptar nuk merr masa që të pajisë sa më shpejt me pasaportë, të moshuarit që kanë lindur në Çamëri, ne nuk mund të presim pafund.  Arrogancës dhe indiferencës do t’i përgjigjemi me forcë dhe vendosmëri”, thuhet në deklaratë.

Deklaratë për media e kryetarit të Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko:

Marrëveshja e papërgjeshme e toponimeve, e denoncuar  ashpër prej vitesh nga Shoqata Çamëria dhe PDIU, lidhur midis Shqipërisë dhe Greqisë, e nënshkruar nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, sot po del në dritë për shqiptarët.

Jo më larg se dje, një nënë nga Vlora, denoncoi faktin se nuk pajisej dot me pasaportë biometrike, sepse vendlindja e saj është Arpicë, Çamëri.

Shoqata Çamëria dhe PDIU kanë treguar fakte të njëpasnjëshme, për marrëveshjen e papërgjegjshme të toponimeve, e cila çdo ditë po vërteton genocidin e ushtruar nga greqia tek shqiptarët e Çamërisë, genocid ky që mesa duket, po ushtrohet edhe tek marrëveshjet e fshehta që nënshkruhen në dëm të të gjithë shqiptarëve.

Pasi heshtën për Çështjen Çame, pasi nuk guxojnë më të përmendin Çamërinë, tani duan të mohojnë edhe vendlindjen e pleqve shqiptarë që e kanë në atë trevë krenare të shqiptarisë.

Ky akt i shëmtuar nuk vjen më nga pala greke, por nga qeveria shqiptare. Një akt i paprecedentë i humbjes së identitetit nga drejtuesit shtetërorë që janë zgjedhur me vota shqiptarësh dhe jo grekësh.

Ne shqiptarët e Çamërisë i bëjmë thirrje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati të reagojë,  jo vetëm lidhur  me rastin e toponimeve dhe mospajisjen me pasaporta të shqiptarëve, që kanë vendlindjen në Çamëri, por edhe për pyetjet të cilat shoqata Çamëria dhe PDIU i kanë drejtuar prej disa ditësh.

Ne kërkojmë më ngulm që mijëra shqiptarë që kanë lindur në Çamëri, tu kthehet çdo e drejtë në bazë të konventave ndërkombëtare. Nëse shteti shqiptar nuk merr masa që të pajis sa më shpejt me pasaportë, të moshuarit që kanë lindur në Çamëri, ne nuk mund të presim pafund.  Arrogancës dhe indiferencës do t’i përgjigjemi me forcë dhe vendosmëri.

Çamëria do të ekizistojë sa të ekzistoj qoftë edhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Kush ka frikë nga të moshuar që kanë lindur në atë trevë, ka frikë nga vetvetja. Nuk ka politikan shqiptar a grekë që të mund të mohojnë të vërtetën e as të mund të ligjërojnë genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Shoqata Çamëria dhe PDIU i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos ketë frikë nga të moshuarit prej Çamërie, por të ketë frikë nga aktet e saj zhburrëruese, që do të mbeten në histori.

Gjithashtu i kërkojmë Ministrit të Jashtëm të zbardhë për shqiptarët marrëveshjen me Greqinë pasi çdo ditë e më tepër po vërtëtohet fakti i ndryshimit të kufijve, si një tradhëti e dytë për ne.

Ligji për minoritetet, marrëveshja e pritshme për detin dhe kufijtë, si dhe ajo e varrezave greke, janë gjithashtu një skandal, ku Shqipëria nuk përfiton asgjë, përkundrazi vetëm humbet.

Duket qartë, që grupi negociator që përfaqeson Shqiperinë, ka punuar dhe punon me komplekse të theksuara inferioriteti, ku i sheh shqiptarët dhe Shqipërinë si qytetarë dhe shtet të dorës së dytë.

Shoqata Çameria dhe PDIU urojnë që ky vit të jetë viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait e Esad Pashes se radhës.

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator,...

Zbardhet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare, si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare, edhe pse ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar. Komisionet e përhershme...

Shefi Ekzekutiv i Modernas: Pandemia mbyllet brenda një viti

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron...

Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë: Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar të enjten pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinjë...

Në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Adriatik Llalla dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të...