Shqiptarët e Kosovës, kryesisht drejtuesit e kamionëve janë ndër ata që e kundërshtojnë më tepër taksën e vendosur për Rrugën e Kombit.
Rreth 150 kamionë, importues të kripësm çimentos e ushqimeve, kanë ardhur bosh në Shqipëri nga Kosova dhe do të kthehen po bosh në shenjë proteste.
“S’po hjekim kufij, po qesim kufij”, ishte një nga pankartat e vendosura në kamionët e protestës.
Taksa për makinat me tonazh të rëndë parashikohet rreth 22 euro dhe u testua këtë të dielë, ndërsa pritet të hyjë në zbatim më 15 prill.