Mbi 50 hektarë me ullinj e pemëtari të tjera janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Troshan të Lezhës.
Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 të ditës së sotme dhe vijon të jetë aktiv, ndërsa për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banorë të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat.
Dëmet e shkaktuara për fermerët në këtë fshat janë mjaft të mëdha.