Shkrimtari: T’u kërkojmë falje çamëve, ashtu si Papa Françesku me lot në sy i kërkoi falje popullit Rohingya – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimtari: T’u kërkojmë falje çamëve, ashtu si Papa Françesku me lot në sy i kërkoi falje popullit Rohingya

16:30 | 20/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Akbar Ahmed

Çamët, Rohingya e Europës?

Tragjedia e çamëve dhe e popullit Rohingya ilustron rreziqet e urrejtjes etnike dhe fetare. Ne lutemi që Rohingya të mos ketë të njëjtin fat si çamët në Greqi.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ashtu si Rohingya po përballet me zhdukjen apo atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur “spastrim etnik”, populli çam është përballur me një fat të ngjashëm një shekull më parë në Europë.

Ndryshe nga Rohingya e Myanmar, çamët janë europianë, vijnë nga një kontinent që e cilëson veten përfaqësues të modernizimit, të drejtave të njeriut dhe qytetërimit. Kam studiuar komunitetin për botimin tim të ardhshëm, Udhëtim në Europë: Islami, Imigrimi dhe identiteti dhe gjendja e tyre duhet t’i sillet botës në vëmendje.

Pak prej tyre kanë dëgjuar për myslimanët çamë të cilëve u kanë marrë emrin, identitetin dhe territorin.

Çamët janë shqiptarë që flasin dialektin e tyre të gjuhës shqipe dhe janë indigjene nga zona e njohur si Çamëria, e cila ndodhet në bregun e Adriatikut dhe kryesisht në provincën e Epirit të sotëm verior të Greqisë. Gjatë Luftërave Ballkanike në 1912 dhe 1913, rajoni i tyre u aneksua nga Greqia dhe çamët mbetën jashtë kufirit të Shqipërisë. Menjëherë pas kësaj filluan vrasjet nëpër fshatra.

Mijëra njerëz u arratisën, shumë të tjerë vdiqën nga lodhja, nga uria dhe nga tifoja dhe një grup çamësh emigruan në vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çamët shiheshin nga grekët si grekë që tradhtonin vendin duke u konvertuar në fenë islame kur osmanët sunduan Greqinë. Arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar, gjithashtu dhe të folurit e gjuhës shqipe publikisht dhe privatisht.

Filloi një fushatë për të asimiluar çamët myslimanë, të krishterë dhe ortodoksë me grupe paramilitare që sulmuan fshatrat dhe siç kanë shkruar studiuesit Robert Elsie the Bejtullah Destani: “Terrorizuan popullatën dhe qindra të rinj u deportuan në kampe në ishujt e detit Egje. Sipërfaqjet e mëdha të tokave u shpronësuan nën pretendimin e një reforme agrare.”

Përpjekja përfundimtare e ushtrisë greke ishte në vitet 1944 dhe 1945 ku rreth 25,000 çamë të goditur nga terrorizmi kalonin kufirin në Shqipëri. Grekët vetëm në një fshat të vetëm, në Filat, vranë 1286 njerëz. Një grua çame, 12 vjeç në atë kohë ka treguar tmerret e përjetuara në Filat. “Ata na urdhëruan të gjithë ne, burra, gra, vajza e djem, gjithsej 3500 persona që të mblidheshim në sheshin kryesor. I ndanë burrat nga një anë edhe gratë nga tjetra. Burrat i vranë, disa me thika e të tjerë i copëtuan. Tre djem i kishin lidhur dhe iu prenë veshët, iu hoqën sytë, iu prenë këmbët. I lanë të vuanin për së gjalli duke u dridhar si pula në një thes. Gratë dhe vajzat u zhveshën, u përdhunuan dhe u vranë.”

Fushata e “spastrimit” ishte e suksesshme dhe çamët u zhdukën nga Greqia. Gjatë një periudhe prej më pak se 10-vjeçare, siç thotë dhe studiuesi Lambros Baltsiotis, “pothuajse të gjitha xhamitë dhe sidomos minaret, simbolet e dukshme mylimane u shkatërruan.”

Çamët u pastruan edhe nga dokumentet greke. Tani ka rreth 250,000 çamë në Shqipëri dhe rreth 400,000 në vendet e tjera. Çamët vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e kthimit në tokat dhe pronat e tyre në Greqi. Një memorial për çamët u ndërtua në Konispol, në vitin 1994 dhe në përkujtim të vrasjeve dhe dëbimit, me 27 qershor çamët kanë organizuar çdo vit një marshim nga Konispoli deri në kufirin grek. Komplikimi vjen nga fakti se Shqipëria dhe Greqia kanë qëndruar teknikisht në gjendje lufte që nga viti 1940.

Çamët kanë një parti politike në Shqipëri që i përfaqëson, Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila aktualisht ka tre vende në Parlament. Qeveria greke pohon se çamët lanë Greqinë me iniciativën e tyre, ndërsa të moshuarit  çam të lindur në Çamëri dëshirojnë të vizitojnë vendin ku kanë lindur, siç na informon Robert Elisie, “kthehen rregullisht në kufirin greko-shqiptar. Nganjëherë pasaportat u janë grisur përpara syve nga ndonjë frikë e paarsyeshme që këta njerëz, gra të vjetra në shumicën e rasteve, mund të destabilizojnë shtetin grek”. Çamët përmenden nga kronikat televizive greke si “pseudo-çamët”ose “të vetëashtuquajturit çamët”. Ministria e Jashtme greke deri në shtator 2016 ka pohuar se “Çështja Çame nuk ekziston”.

Tragjedia e Çamërisë dhe Rohingya ilustron rreziqet e urrejtjes etnike dhe fetare. Ne lutemi që Rohingya të mos ketë të njëjtin fat si çamët në Greqi. Kur Papa Françesku u takua kohët e fundit me disa nga refugjatët e Rohingya, ku janë më shumë se 600,000 të cilët muajt e fundit kanë ikur përtej kufirit në Bangladesh, ai dhe populli Rohingya qanë. Ai u tha atyre: “Në emër të të gjithëve, të atyre që ju përndjekin, të atyre që ju kanë bërë keq, mbi të gjitha në emër të indiferencës së botës, unë ju kërkoj falje. Unë tani i bëj thirrje zemrës suaj të madhe, që ju të jeni në gjendje të na jepni faljen që ne kërkojmë. ”

Ashtu si Papa i kërkoi Rohingyas, ne gjithashtu duhet t’i kërkojmë Çamërisë që të na falë ndërsa qajmë për njerëzimin tonë të përbashkët.

*Autori është shkrimtar, poet, regjisor, dramaturg dhe është Kryetari i Studimeve Islame Ibn Khaldun, Universiteti Amerikan në Uashington, DC. Ai më parë ka shërbyer si Komisioner i Lartë i Pakistanit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Etiketa: Akbar AhmedçamCameriÇeshtja çameGreqiPartia Drejtësi Integrim dhe UnitetRobert ElisieRohingya

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Korçë, plagosën të dënuarin për drogë, në kërkim dy autorët

Korçë, plagosën të dënuarin për drogë, në kërkim dy autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com