Dy persona kanë tentuar të shpojnë murin e dyqani në Shkodër për të kaluar tek dyqani i argjendarisë ngjitur, me qëllim për ta grabitur atë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 ndërsa identiteti i grabitësve nuk bëhet ende i ditur.
Grabitësit kanë qenë pa maska dhe nuk kanë vjedhur gjë në dyqanin e berberit, pasi qëllimi i tyre ka qenë argjendaria. Pasi ka parë dyqanin e hapur dhe shenjat ne mur, berberi ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.