Shkëmbimi i telegrameve ndërmjet Ahmet Zogut, Viktor-Emanuelit III dhe Musolinit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëmbimi i telegrameve ndërmjet Ahmet Zogut, Viktor-Emanuelit III dhe Musolinit

10:00 | 02/07/2019
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Korrik 2019

 “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, më 14 (faqe n°6) dhe 15 dhjetor (faqe n°2) 1926 telegramet e shkëmbyera ndërmjet Ahmet Zogut me Viktor-Emanuelin III (Mbretin e Italisë) dhe Musolinin, me rastin e ratifikimit të traktatit të miqësisë italo-shqiptare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Traktati i miqësisë italo-shqiptare

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 13 dhjetor.

 

  1. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, i dërgoi Mbretit të Italisë këtë telegram, me rastin e ratifikimit të traktatit të miqësisë italo-shqiptare :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Në momentin kur dy qeveritë tona kanë konsoliduar, me anë të një traktati, lidhjet tradicionale të miqësisë që për fat të mirë ekzistojnë midis dy vendeve fqinje, dëshiroj t’i shpreh Madhërisë Suaj besimin tim të plotë në punën e vëllazërisë besnike që e ardhmja u rezervon popujve tanë.

 

I lutem Madhërisë Suaj të mirëpresë urimet e mia për lumturinë e Madhërisë Suaj dhe familjes mbretërore italiane.”

Mbreti i Italisë u përgjigj :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“I kam çmuar veçanërisht ndjenjat që Shkëlqesia juaj donte të më tregonte në momentin kur lidhjet tradicionale të miqësisë midis kombit shqiptar dhe atij italian u konfirmuan nga një pakt solemn i frymëzuar nga të njëjtat ndjenja të përzemërta.

 Dëshiroj t’i përtërij Shkëlqesisë Suaj, në këtë rast të lumtur, shprehjen e sinqertë të dëshirave të mia për të mirën dhe prosperitetin e kombit fisnik shqiptar dhe për lumturinë personale të Shkëlqesisë Suaj.”

Itali

Traktati i miqësisë italo-shqiptare

Dje, kemi publikuar telegramet e shkëmbyera midis Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë dhe Mbretit të Italisë. Sot, ju komunikojmë shkëmbimet ndërmjet Ahmet Zogut dhe Musolinit.

 Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh si më poshtë :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Jam veçanërisht i kënaqur të theksoj se ratifikimi i Paktit të Miqësisë dhe Sigurisë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është një provë e mëtejshme e politikës besnike dhe të zgjuar që ndiqet nga Shkëlqesia juaj drejt vendit tim.

 Duke deklaruar kështu qëllimet e sinqerta dhe pa interes të kombit italian për motrën e tij shqiptare, Shkëlqesia juaj e ka kurorëzuar veprën e paqes duke dhënë një kontribut të madh, në të njëjtën kohë, në forcimin e lidhjeve tradicionale të miqësisë të cilat për fat të mirë ekzistojnë ndërmjet dy popujve fqinjë.

 Me këtë rast, unë jam i lumtur të dekoroj Shkëlqesinë Tuaj me Kordonin e madh të Urdhërit të Lartë Kombëtar të Besës.”

 

  1. Musolini iu përgjigj Presidentit të Republikës së Shqipërisë me telegramin e mëposhtëm :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Ndjenjat e miqësisë besnike dhe dëshira e përbashkët për paqe që frymëzojnë dy popujt e Italisë dhe të Shqipërisë kanë gjetur, në Paktin e Miqësisë dhe të Arbitrazhit (Sigurisë) të nënshkruar kohët e fundit, një rezultat të sinqertë dhe të qëndrueshëm.

 Jam i kënaqur që kombi fisnik shqiptar, i qeverisur nga dora e fortë e Shkëlqesisë Suaj, ka mirëpritur me simpati të njëzëshme përfundimin e një pakti që i hap dy popujve rrugët për një bashkëpunim paqësor dhe të frytshëm.

 Uroj, për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë suaj, dëshirat më të ngrohta.

 Ju falënderoj për dekorimin tuaj dhe jam i lumtur t’ju informoj se Mbreti ju ka dekoruar me Kordonin e Madh të Santi-Maurizio.”

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe z. Musolini kanë uruar gjithashtu njëri-tjetrin.

https://www.darsiani.com/la-gazette/shkembimi-i-telegrameve-ndermjet-ahmet-zogut-viktor-emanuelit-iii-dhe-musolinit-me-rastin-e-ratifikimit-te-traktatit-te-miqesise-italo-shqiptare-1926/

Etiketa: 13 dhjetorAhmet ZoguAurenc BebjaFranceItaliMbreti i Italisëpresidenti i republikes se shqiperiseromeTraktati i miqësisë italo-shqiptareViktor-Emanuelin III

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë/ Kryemadhi: Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës?

Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë/ Kryemadhi: Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com