Sapo ka përfunduar Kupa e Botës në Rusi, një nga stadiumet ku janë luajtur disa ndeshje të turneut është dëmtuar nga një shi i madh.
Filmimet nga qyteti jugor i Volgogradit treguan rrëshqitje të një argjinature afër stadiumit, i cili bëri një vrimë disa metra të thellë.
“Më vjen keq për qytetin, investuan kaq shumë para dhe u lanë nga një shi”, tha Vitaly Ovchinnikov, një banor vendas 19-vjeçar.
Volgograd Arena, një stadium me kapacitet 45,000 spektatorë, është ndërtuar për Kupën e Botës me një kosto mbi 16 miliardë rubla (343 milionë dollarë), sipas të dhënave në faqen e internetit të qeverisë rajonale. Tetë ekipe luajtën ndeshjet e grupeve në Volgograd, duke përfshirë Anglinë dhe Japoninë.