Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shkatërrohen tre organizata të trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 25 shtetas shqiptarë dhe italianë

Nga Ejona 0

Tre organizata kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë janë shkatërruar.

Këta organizata vepronin në provincat e Chietit, Pescara dhe L’Aquila për shpërndarjen e drogës.

Grupi i parë i njohur si “Canale albanese”, e kishte bazën në një fermë bujqësore të izoluar në komunën Bucchianico. Ai ishte e përbërë nga ballkanas dhe drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar, pa dokumenta qëndrimi, që ishte vendosur në krye të një rrjeti të dendur trafiku droge në territor.

Grupi i dytë i evidentuar si “Gruppo Salino”, që përbëhej kryesisht nga tifozeri e organizuar e futbollit në Chieti Calcio “89 mai domi”, kishte krijuar selinë e vet në dy klube të njohura, njeri pub dhe tjetri restorant. Ishin pikërisht këto dy aktivitete tregtareku gjatë jetës së natës, lulëzonte shitja e kokainës.

Për shkak të veçorisë së këtij grupi kompakt, agjentët e Policisë italiane arritën përmes kamera të fshehta të hetojnë dy  lokalet dhe të mblidhnin prova thelbësore për hetimin.

Grupi i tretë i njohur si “Gruppo pescarese”, po ashtu ishte përfshirë në shitjen e drogës.

Nga operacioni kapën 32 kg marihuanë, sasi të mëdha kokane dhe hasashi si dhe 73 mijë euro të fituara nga tregtia e paligjshme.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej