Shkatërrimi që erdhi natën, një javë pas tërmetit që “gjunjëzoj” Shqipërinë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrimi që erdhi natën, një javë pas tërmetit që “gjunjëzoj” Shqipërinë…

12:10 | 06/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kujtim Xhaja

Sot do të shkruaj për një datë, e cila do të mbetet e pa harruar për jetësisht në memorien time dhe jo vetem timen besoj, por në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të cilët prej më shume se 4 dekadash nuk e kishin ndjerë atë tronditje që iu erdhi me pabesi natën…

26 Nëntor, e martë, ora 03:54…disa lëkundje të forta, të cilat duken sikur vijnë thellë me furi nga nëntoka më cojnë direkt nga krevati në gjendje alarmi. Lëkundjet sa vijnë e bëhen më intensive, duken sikur s’kanë të sosur. Disa ulërima, dëgjohen në pallat, një zhurmë konfuze krijohet dhe pas pak sekondash dritat elektrike shuhen e në mestë atij paniku nuk shquhet më asgjë.

Read more

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë –

Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –

“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës –

Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë –

Duket sikur lëkundjet ishin shuar tashmë dhe ashtu në gjendje paniku dhe i c’orjentuar bëj të zbres shpejt poshtë pallatit 6 katësh në një periferi të Tiranës. Duket se nuk isha i vetmi në gjithë atë zallamahi të krijuar, e gjithë shkalla ishte mbushur plot me familjarë të cilët shtrëngonin fortë fëmijët gjysmë veshur, gjysmë zhveshur, këmbë zbathur tek endnin drejt daljes…

Dalin të gjithë në terren të hapur, kush mer rmakinën për tu larguar diku më tej, të tjerë kërkojnë një ambjent të ngrohtë në atë mëngjes të ftohtë Nëntori dhe i vetmi ngushëllim mbetet bar-i i lagjes, i cili si asnjë herë më parë nuk e kisha parë aq të mbi populluar. Si çdo gjë, e cila vjen ashtu papritur e të gjen krejt papërgatitur, ashtu na kish gjetur edhe ne ky tërmet.  Mbaj mend që kisha veshur një palë pantallona të shkurtëra dhe një bluzë të hollë, zbathur, po më cimbosnin dhëmbët nga të ftohtët dhe nga frika e madhe…Ndonjëherë më dukej si një ëndërr, një makth i keq, nuk më besohej se kish ndodhur, por kur shihja gjithë ato lëvizje, njerëz, fytyra të ngrysura e të pikëlluara vija sërish në vehte…

Media e kish shfaqur tashmë me shkronja të mëdhaja: Ishte një tërmet me magnitudë 6.4 Rihter, me epiqendër në detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veri perëndim të Tiranës. Frika, paniku na mbante të gjithëve pezull. Prisnim një lëkundje të dytë…posikur të ishte më e madhe? Po kur mund të binte?

Dilemat silleshin e vërtiteshin në kokat tona. Shtëpitë kishin mbetur me dyer hapur, asnjëri nuk kish guxim të rikthehej e të shihte se ç’kish ndodhur me to, për të parë nëse kishin pësuar ndonjë dëm. Askush nuk do t’ia dinte për to! E ç’janë fund të fundit shtëpitë pa jetë brenda? Asgjë… janë thjesht ca gërmadha boshe…

Pikëllimi ish i madh..shqetësimi se si ishin njerëzit tanë në ato caste prevalonte mbi të gjitha… një telefonatë, një “alo”, “si je?” sikur na i ngrohte zemrën në atë natë të ftohtë. Ashtu, u mblodhëm të gjithë tokë tek kafja e lagjes, nëna gjeti djalin, motra-vëllanë, burri-gruan e të gjithëve kjo ngjarje e rëndë na kish solidarizuar me njëri-tjetrin. Të tërë sytë ishin drejtuar nga monitori i hollë e i sheshtë i televizorit, vendosur në një cep muri të lartë. Minutat kalonin dhe ne informoheshim për viktima, të cilat sa vinin e shtoheshin, për godina dhe pallate të shkatërruara. Dy zonat më të prekura, Durrësi dhe Thumana ishin kryefjala e lajmeve, kronikave, lidhjeve të drejt për drejta. Pikëllimi ish i pa përshkrueshëm. Guximi për të rifilluar sërish rutinën dhe përditshmërinë ish zbehur, ishte vakur…

Kujtoj që atë ditë më duhej të shkoja në punë herët dhe ashtu siç isha me zemër të thyer dhe me kokën dhe mëndjen mbrapa nga të shtrenjtët e mi, u nisa…edhe pse çdo gjë në ato caste më dukej e kotë e pakuptimtë.. duhet të shkoja sërish, ta bëja, sepse po mos ta bëja unë, kush tjetër do ta bënte?

Pas goditjet e tjera të tërmetit vijonin të binin çdo orë, si për të rikujtuar sërish ato caste makthi. Goditja tjetër, e mëngjesit më zuri në punë, ashtu, sa kisha futur këmbët tek pragu i derës.

Të punosh në telekomunikacion, e kupton më shumë se kush do tjetër se ai është një nga shërbimet që të duhet më së tepërmi në ato ditë të tilla, njerëz që kanë nevojë të lidhen, të dinë, të flasin, të dëgjojnë se si i kanë me shëndet njerëzit e tyre të zemrës. Ata kishin nevojë edhe për një zë të ngrohtë, ata kishin nevojë tëd inin se dikush do të qendronte nga ana tjetër e linjës dhe do ti ndihmonte për gjërat që nuk po funksiononin.

Në atë ditë ndava me kolegët e punës shqetësimin, merakun, dhimbjen, përqafimin, lotët. Pashë në sytë e tyre trishtimin. Nëna, të cilat lanë fëmijët e vegjël në shtëpi me gjyshet, të tjeraqë kaluan gjithë natën pa gjumë, se kishin të vegjëlit me temperaturë, motra që lanë vëllanë e vogël, nënën vetëm, babanë, gjyshin e pamundur me nevoja specifike dhe gjetën kurajo të shkonin sërish në punë.

Darka vinte shpejt, bulevardet, sheshet, parqet, rrugicat e Tiranës u kthyen në vend parkimi për automjetet, të cilat shërbenin si një strehë për të kaluar natën. Të shumtë ishin ata që kishin frikë të ktheheshin në banesë, të tjerë nuk e dinin nëse shtëpinë e kishin të banueshme apo jo, ca syresh nuk u lejohej të ktheheshin sepse shtëpive i’u ish vënë “shiriti”.

Unë mbaj mend që dy netë të tëra i kam gdhirë në lokalin e lagjes, i cili punonte non stop, 24 orë, vetëm nga frika, e cila nuk më lejonte të kthehesha në shtëpi. Orë pas ore aplikacioni, i cili u kthye në “orakullin” e gjithë shqiptarëve, më lajmëronte mbi lëkundjet e fundit që kishin ndodhur. Një ndjenjë e brendshme më pengonte dhe sa bëja të shkoja drejt banesës, më vini nndër mend ato çaste tmerri. Paniku dhe frika ishte më e madhe se ne. Ishim dorëzuar të gjithë parpara saj. Urgjenca kombëtare mësohet të ketë marrë 4411 thirrje për ndihmë transmeton Radio Evropa e Lirë. Ankthi dhe pasiguria na shoqëronte në çdo hap.

Sot, po bëhet më shumë se një javë nga tërmeti shkatërrimtar, i cilis hënoi 51 viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur. Pas goditjet vazhdojnë ende, por jo në të njejtin intensitet. Portali gjerman i specializuar për informacionet që kanë të bëjnë me lëkundjet e tokës “Erdbeben news” e renditi këtë tërmet me mangitudë 6.4 Rihter, të katërtin në shkallë globale, për nga numri i personave të cilëve u ka shkaktuar dëme.

Unë dëshiroj ta mbyll këtë përshkrim, përjetim, realitet me një shprehje të madhit Fernando Pessoa: “Njerëz, prisni më të mirën dhe përgatituni për më të keqen: ky është rregulli!”…

Etiketa: 51 viktimatFernando Pessoakujtim xhajapaslekundjettërmeti

Të Lidhura

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë –

nga 27
20:38 | 28/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:30, në aksin...

Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –

Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –

nga 27
20:06 | 28/02/2026
0

Protestuesit e PD janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, aty ku patën dhe përplasje me...

“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës –

“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës –

nga 27
19:54 | 28/02/2026
0

Tensione në protestën e opozitës. Është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit ishin drejt marshimit për të shkuar në Drejtorinë  e...

Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë –

Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë –

nga 27
19:40 | 28/02/2026
0

Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë. Deri më...

Para
Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro për 13 vjet!

Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro për 13 vjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë –

20:38 | 28/02/2026
Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –

Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –

20:06 | 28/02/2026
“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës –

“Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës –

19:54 | 28/02/2026
Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë –

Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë –

19:40 | 28/02/2026
Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin –

Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin –

19:34 | 28/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë –
  • Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –
  • “Është me Agasin”/ Protesta zhvendoset te zyra e Prodës, përplasje me efektivët dhe gaz lotsjellës –
  • Gurë drejt kordonit të policisë, situata tensionohet në protestë –
  • Një tjetër hap fals për Elbasanin, Bylis i imponon barazimin –
  • Hidhen molotovë në koshat e mbeturinave dhe në derën e një biznesi (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë –
  • Protestuesit kthehen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë, një qytetar bie pa ndjenja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com