Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Shkarkimi i Metës”/ Shefja e ONM-së: Nuk dua të shprehem pasi shumë procese janë në zhvillim

Nga Ejona 0

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera nga Podgorica ka thënë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.

Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE.

“Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së”, tha Calavera.

Gjithashtu, shefja e ONM, ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

“Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve. Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej