Shifrat e FMN: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat e FMN: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

17:40 | 25/10/2018
në Uncategorized
0

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.

Në rajon, të ardhurat më të larta i ka Mali i Zi, me  8,644 dollarë për frymë, duke u renditur e 79-a në botë, e ndjekur nga Serbia me  6,815 dollarë (vendi 88); Maqedonia, me 5,953 dollarë (95) dhe Bosnjë Hercegovina me  5,704 dollarë (e 100).

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Prej vitesh Shqipëria, një vend i bekuar me shumë pasuri natyrore e pozicion të lakmueshëm gjeografik, nuk po arrin që të rrisë të ardhurat me ritme më të shpejta se fqinjët dhe shtetet e zhvilluara të BE-së (i ashtuquajturi procesi i konvergjencës), duke mbetur më e varfra në Europë, se bashku me Kosovën. Sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2016, të ardhurat e vendit janë sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ishin në 2014-n.  Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së. Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane.

Edhe për Konsumin Aktual Individual (ACI), një tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë, Shqipëria është e fundit, me 37 për qind të mesatares së Bashkimit Europian. Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). Më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind.

Shtetet me të ardhurat për frymë më të larta në botë
Shteti,  që ka të ardhurat për frymë më të lartat në botë është Luksemburgu, me rreth 114 mijë dollarë të vlerësuara për 2018-n, sipas shifrave të FMN-së. Në vend të dytë është Zvicra, me 83.5 mijë dollarë, e ndjekur nga Norvegjia me 82 mijë dollarë, Makao në Kinë me 81.5 mijë, Islanda me 75.7 mijë dollarë. Më pas në listë renditen Irlanda, Katari, Shtetet e Bashkuara, Singapori dhe dhjetëshja mbyllet nga Danimarka. Në kontrast, shtetet me të ardhura më të ulëta për frymë janë Burundi dhe Sudani i Jugut, me rreth 307 dollarë për frymë secili.






http://www.monitor.al/shifrat-e-fmn-shqiperia-e-102-a-ne-bote-dhe-e-fundit-ne-europe-bashke-me-kosoven-per-te-ardhurat-per-fryme/

Etiketa: FMNkosoveShqiperite ardeurs per fryme

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Miratimi i ligjit/ Vokshi: Bastet do kthehen në monopol shtetëror

Miratimi i ligjit/ Vokshi: Bastet do kthehen në monopol shtetëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com