Dy të burgosur shqiptarë janë përfshirë mbrëmjen e djeshme në një konflikt të ashpër dhe të gjatë mes tyre në burgun e Koridhalosë.
Njëri prej të burgosurve ka kaluar nga sektori B në sektorin C. Fillimisht është bërë e ditur për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje, ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.
Konflikti është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.