Luhet Bylis-Laçi për javën e 19 të kategorisë Superiore. Laçi u përball me Bylisin në “Adush Muça” dhe ndeshja përfundoi 0-1.
Një sherr masiv ka ndodhur në nisje të pjesës së dytë. Gjithçka nisi me ndëshkimin e Kiryan Nwabuze me të kuq dhe në afërsi të tribunës ka plasur grushti.
Nuk kuptohen shumë detaje për momentin, por ra në sy gjakosje e zëvendës trajnerit të Bylisit, Bekim Kuli. Në minutat në vijim pritet të kemi më shumë detaje.