Shëndetësia, vendi ku hallet i merr pa paguar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëndetësia, vendi ku hallet i merr pa paguar

20:27 | 25/04/2018
në Uncategorized
0

Nga: Raimonda Shundi

“Mos u bëfsh për spital!” Shprehja kaq e njohur e duke na bërë me “fat” nëse nuk na kthehet në problemit tonë jetik. Fatkeqësisht shumë kush është pjesë e këtij kalvari dhimbjeje. Teksa përpiqesh të kuptosh si funksionin kodi aspak human i shëndetligut shqiptar, ndeshesh me gjithëfarë pikëpyetjesh, shtigjesh, labirinthesh, ecejakesh të llahtarshme burokratike dhe kjo kujt?!… Shtresës më vunerabel, më të pamundur fizikisht, ekonomikisht dhe shumë e shumë kisht-e të pafundme. Kuptoj faktin se jemi një vend në tranzicion të thellë, kuptoj edhe faktin se po bëhet shtet. Por nuk kuptoj dot faktin se pse ne jemi kaq të paqtë atëherë kur grushti duhet të cajë malet e dhimbjes.

Më lindi nevoja për një vizitë te spitali nr.5 dhe pikërisht në godinën e njohur për të sëmurët ku prioritet janë sistemi ynë delikat nervor. Tamam vendi ku nervat tona duhej të ishin në paqe me sistemin vetjak, pra individual dhe atë kolektiv apo masiv. Të sëmurët (kryesisht me karrige me rrota) të cilët prisnin që në 08:00 mjekun e tyre për këshillën, mjekimin, konsultën e rradhës. Orët kalojnë dhe megjithëse orari zyrtar i takimit është nga 09:00 deri me 15:00. Ora shënonte 10:30 dhe mjekët ende nuk kishin mberritur në zyrën e konsultave. Të sëmurët shtoheshin duke pyetur rregullisht te informacioni për fatin e mjekëve ndjekës. Përgjigja ishte e njejtë :“Prit se ka një urgjencë!” Ose :“Nuk ka mbërritur.” Përgjithësisht personat e sëmurë ishin të shoqëruar nga familjarët e tyre, duke bërë që vendi i pritjës të kthehej në një kaos fymëzënës.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kjo hyrjë vlen për të gjithë ata që fati i ka përkedhelur të mos shohin realitete të tilla. Mua që isha shoqëruese e nënës time më dha një shuplakë goxha të mirë, pasi tek shihja se si trajtoheshin bashkëvuajtësit e mi, pashë se sa të mirë paskërkemi qenë. Aty mu kujtua shprehja e njohur për shtetasit kryesisht të posdiktarurës: “Të rrahur që këlysh”. Ata pajtohen dhe pranojnë me përulësi fatin e tyre, tekat dhe kapricot e mjekëve që në rastin kokret, (dikush me paterica, apo post paraliz parciale) u përgjigjeshin pas pritjes disa orëshe se mjeku x ndodhej në Amerikë, apo brockulla të tjera mbuluese.

Qazimi pasi priti dy orë në asfiksinë e dhomës, nuk e mbante dot dhe u detyrua të shkontë jashtë spitalit të kryente nevojat personale, por… fati i keq i tij që tamam në atë kohë, mjekut ju tek të kthehej dhe infermjeri thërriste me nerv: “Qazim Z… ku është se po e pret mjeku”. Eh mor Qazim mor Qazim, sa pa fat që pake qenë. Mirë që shëndeti s’të do, por as fati jo e jo. Qazimi teksa u kthye u përball me frikën se mos i duhej të rivinte, riprogramohej, rinegocjonte, ripaguante taksinë, risistemonte ditën e familjarëve që duhej ta shoqëronin, ridimensiononte të ardhmen, por… jo.

Ai nuk u ankua. Edhe Qazimi me familjen e pranoi qetësisht ndëshkimin duke i shpjeguar situatën dhe fal ndërhyrjes time qytetare, ai ja doli t’ia hidhte pa gjithë këto halle të reja, pasi i dilnin aq sa i mbante karrigia e tij e lodhur. Unë vazhdoja të prisja mjekun e nënës time me nerva paksa të telta. Ripyesja për vendndodhjen e mjekut Struga dhe asnjë lajm … zyra bosh. Mamaja ime ishte pa mëngjes, pa insulin, pa qetësi dhe me dhimbjen që ata që vuajnë nga hernia e kuptojnë. Nisi të nervozohej pasi kish kaluar dy orshi dhe ai, mjeku, s’dukej kund. Nuk ja mbante të blinte një shihe ujë, se ja na erdhi doktori?! Më në fund lajmi i madh erdhi dhe takimi 5 – minutshor mbaroi sa hap e mbyll sytë. Mjeku që ishte pa përparëse dhe që mezi merte frymë nga vrapi i orarit të kaluar, plotësoi direkt recetën dhe na nisi duke buzëqeshur të kurthi i rradhës. Zyra dy, që sipas miqve infermjerë (duke na e lehtësuan gjetjen) ishte jo shumë larg nga atje.

Atje nisi lobimi për mundësinë e planifikimit të një analize. E kaluam edhe këtë situatë. Teksa prisnim të vinte mjeku ynë, shoh një masë njerëzish teksa dolën vrikthi të kapnin doktorin e tyre, i cili mesa duket kishte përfunduar nr e tij të vizitave. Rendnin të ngratët dhe jo të revoltoheshin. Ja ashtu, me kokë poshtë prisnin mirëkuptim dhe një mundësi të dytë.

Erdhi sfida e tretë, gjetja e ISKSH. Mundëm ta gjenim megjithëse mamaja ime mezi ecte, por qëllimi ja bëntë me të ëmbël luftën. Më në fund mbërritëm të vendi i tretë i objektivit, brenda ditës. Pyesim ku është informacioni dhe një polic që mbante derën me të dyja duart, pa na parë në sy na tha se ai vetë është informacioni. Më insturkton së duhëj të bëja fotokopjën e një dokumenti diku të makinat. Diku te makinat??!! Adresë shumë e saktë. Por ne jemi popull intuitiv. Pasi munda të gjeja vendin e fotokopjes, më në fund hyj dhe prenotoj ditën e rezonacës. E mar në dorë dhe shoh se në letrën e cmuar që mbaja e cila më kishte kushtuar një dhimbje disa ditore këmbore mamaje, nuk kish të shënuar as datë e as mujin e rezervimit. Por ne jemi popull imuniziv dhe cfarë do llojë trajtimi shqiptaror e përballojmë me përulësi, si një qenë i rrahur dhe nëse dikush ngre zënë, Kjo nuk është qytetari, por rrebeli.

 

Etiketa: RAIMONDA SHUNDI

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zbardhet dokumenti, Merkel-Ramës: Nuk i keni plotësuar kushtet

Zbardhet dokumenti, Merkel-Ramës: Nuk i keni plotësuar kushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com